Sipas një raporti në 6% të kozmetikës evropiane gjenden kimikate të rrezikshme! - Business Magazine Albania

Sipas një raporti në 6% të kozmetikës evropiane gjenden kimikate të rrezikshme!

Kozmetik

Sipas një hetimi të ri, kimikate të rrezikshme u zbuluan në 6% të produkteve kozmetike të testuara në 13 vende evropiane.

Agjencia Evropiane e Kimikateve (ECHA) identifikoi 285 produkte që përmbajnë kimikate të ndaluara nga rregulloret evropiane për shkak të rreziqeve të tyre për shëndetin dhe mjedisin. Agjencia inspektoi rreth 4,500 artikuj kozmetikë në Austri, Danimarkë, Gjermani, Finlandë, Islandë, Itali, Lichtenstein, Lituani, Luksemburg, Maltë, Norvegji, Rumani dhe Suedi midis nëntorit 2023 dhe prillit 2024.

Shumë nga përbërësit e ndaluar ishin per ose substanca polifluoroalkil (PFAS) të njohura gjithashtu si “kimikate të përhershme”.

Substancat “janë identifikuar si ndotës organikë të qëndrueshëm ose, bioakumulues dhe toksikë që ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut dhe mjedisin”, sipas një deklarate nga ECHA.

Për shembull, perfluorononyl dimethicone, i gjetur në disa “eyeliners” dhe “lipliners” mund të degradojë në PFOA, e cila njihet për mbetjen në mjedis dhe dyshohet se shkakton kancer.

Cyclotetrasiloxane (D4), i zbuluar në zbutësit dhe maskat e flokëve, është gjithashtu i lidhur me çështjet e fertilitetit, sipas agjencisë.

Lexo edhe: Tuberkulozi është sërish sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, zbulon analiza

 

“Konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm se substancat e kufizuara u gjetën në lloje të ndryshme produktesh kozmetike, nga shitës të ndryshëm dhe në të gjitha kategoritë e çmimeve”, thuhet në deklaratë, duke inkurajuar konsumatorët të rishikojnë listat e përbërësve.

Këto kimikate u ndaluan sipas rregulloreve REACH, një ligj i BE-së për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe mjedisit dhe Konventës së Stokholmit për Ndotësit Organikë të Përhershëm (POP).

Pas inspektimeve, autoritetet kanë nisur hapat për të hequr nga tregu produktet që nuk janë në përputhje.

Një hetim i udhëhequr nga media franceze e fokusuar në mjedis, Vert, raportoi disa javë më parë se kozmetika nga Sephora dhe marka italiane Kiko përmbanin PFAS.

 

euronews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0