Silvana Kulla duhet të marrë avionin për të mbërritur në zyrë - Business Magazine Albania

Silvana Kulla duhet të marrë avionin për të mbërritur në zyrë

Silvana Kulla

Shumë prej nesh shkojmë në punë me makinë personale, me autobus, biçikletë, apo edhe në këmbë.

Silvana shkon në punë me avion. Po, e lexuat mirë! Madje, themi vjen, pasi zyra e saj ndodhet në Tiranë, ndërsa ajo vetë, jeton me familjen në Itali. Nënë e dy fëmijëve, udhëton pothuajse çdo dy javë për të ndjekur ecurinë e kompanisë së saj në Shqipëri, për t’u takuar me stafin, klientët e partnerët e biznesit.

Silvana është një vajzë tiranase, që përfundoi studimet në gjimnazin “Partizani” në kohën më të vështirë të tranzicionit, pikërisht në vitet 1990- 1994, ku vetëm kohë për studim nuk mund të quhej. Ishte një kohë mes kryengritjeve studentore dhe përpjekjeve për të rrëzuar pushtetin e asaj kohe. Ajo kujton kohën e gjimnazit si kohën më të vështirë për studim, por dhe kohë vendimtare për jetën e saj. Silvana është një shpirt i lirë dhe që në atë kohë e njihte kuptimin e vërtetë të të qenurit ‘të lirë dhe ëndërrimtarë’. E apasionuar dhe e dashuruar me jetën, ajo nuk lejonte njeri të vendoste për mendimet dhe për vizionet e saj. Për këtë arsye, ishte e para në organizimet e ngritjeve studentore të gjimnazeve të Tiranës, por Shqipëria në atë kohë, nuk mund t’i jepte asgjë nga ato çfarë ëndërronte për jetën e saj. Plotësisht e vetëdijshme që nuk do arrinte të bënte diçka po të qëndronte në Tiranë, vajza me shpirtin e pandalshëm, emigroi në Australi, ku vazhdoi studimet e gjuhës dhe studimet e larta. Gjatë bisedës me të, sheh se si Silvana flet me aq pasion për atë vend, gjen fjalët më pozitive dhe energjike për të përshkruar vitet që kaloi në Australi, ato vite diellore, ku ka kuptuar që dielli ka qenë dhe do mbetej gjithnjë energjia primare e jetës së saj. Studimet e nisura, i vazhdoi më tej në Itali, në fushën e informatikës.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0