Sigurimet, kompanitë paguan 17 milionë euro dëme - Business Magazine Albania

Sigurimet, kompanitë paguan 17 milionë euro dëme

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në tremujorin e parë të 2021, pagesat për sigurimet motorike kanë rifituar peshë ndryshe nga një vit më parë kur përqendrimi i portofolit të dëmeve në këtë tremujor ishte për pagesat e tërmetit. Kompanitë e sigurimit kanë paguar 17 milionë euro dëme në tremujorin e parë të 2021.

Në raportimin e AMF shkruhet se gjatë periudhës janar-mars 2021 dëmet e paguara bruto të sigurimit motorik kapën vlerën 1,007 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 50.29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu vihet re edhe një rritje  e kontratave dhe e primeve të shkruara bruto për janar-mars 2021 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë tremujorit, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 202,944 me një ulje prej 15.61% krahasuar me periudhën janar-mars 2020. Nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 44.10% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 55.90% të totalit të tregut.

Sipas AMF primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-mars 2021 arritën rreth 2,258 milionë lekë, ose 8.36 % më shumë se në periudhën janar-mars 2020. Sa i takon primeve të sigurimit vullnetar, gjatë tremujorit arritën rreth 1,781 milionë lekë, 18.26% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit më parë.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-mars 2021, arritën rreth 294 milionë lekë, ose 10.34% më shumë se në periudhën janar- mars 2020.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0