Siguria kibernetike nuk është më opsion, Tirana mbledh liderët e financave dhe teknologjisë - Business Magazine Albania

Siguria kibernetike nuk është më opsion, Tirana mbledh liderët e financave dhe teknologjisë

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Më 26 mars, Tirana do të shndërrohet në një pikë takimi për vendimmarrësit që operojnë në vijën e parë të transformimit digjital. Novus, në partneritet me Cisco, sjell një event që synon të kalojë përtej retorikës së zakonshme, duke vendosur në qendër sfidat konkrete të sigurisë kibernetike dhe përputhshmërisë rregullatore në sektorin financiar. Ngjarja do të zhvillohet me praninë e ekspertëve, rregullatorëve dhe liderëve të industrisë. në Rogner Hotel Tirana nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe synon të sjellë praktika konkrete dhe diskutime të hapura mbi sfidat më kritike që përballen institucionet financiare sot.Eventi do të hapet me fjalën e CEO-së së Novus, Leonora Mehmetaj Hajdini, e ndjekur më pas nga një diskutim me rregullatorët: Eris Sharxhi nga Banka e Shqipërisë dhe Elvin Mala, përfaqësues i mbikëqyrjes së sistemeve IT në institucionet financiare.

Siguria kibernetike në sektorin financiar nuk është më vetëm një temë e IT-së, është një prioritet i menaxhmentit. Ky event bashkon rregullatorët dhe profesionistët për të kaluar nga përputhshmëria në letër tek qëndrueshmëria në praktikë.” – shprehet ajo.

Agjenda përfshin një sërë prezantimesh të fokusuar në reziliencën kibernetike dhe implementimin praktik të sistemeve të sigurisë. Agnesa Sylejmani, ekspertja e lartë e Novus për cybersecurity, do të sjellë një prezantim mbi Governance, Risk & Compliance Frameworks dhe rolin e tyre në mbrojtjen e institucioneve financiare. Më pas, Goce Dojcinovski dhe Sergey Kozhevnikov nga Cisco do të tregojnë sesi të ndërtohet një arkitekturë ‘Zero Trust’, duke shpjeguar nga kontrolli i rrjetit deri te mbrojtja e identitetit, me shembuj konkretë mbi Data Center dhe mbrojtjen kundër phishing.

Pleurat Halili, CEO e Novus Albania, lidhur me rëndësinë e eventit shprehet: “Firewall-et dhe WAF-et nuk ju mbrojnë, ju mbrojnë njerëzit, politikat dhe konfigurimi i duhur. Sektori financiar duhet të mos e trajtojë sigurinë kibernetike si një linjë buxhetore të IT-së, por të fillojë ta trajtojë si një disiplinë organizative.”

Më tej dy panele të fokusuara do të sjellin diskutime të thella mbi reziliencën kibernetike dhe mbrojtjen e informacionit në sektorin financiar, si dhe mbi privatësinë dhe rregulloret në epokën e Inteligjencës Artificiale, me përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania. Panelistët përfshijnë drejtues të bankave, autoritete kombëtare për sigurinë dhe privatësinë, si dhe liderë të startup-eve fintech.

Ky takim është i rëndësishëm për të gjithë profesionistët që operojnë në sektorët mes financave, teknologjisë dhe rregullatorëve, duke ofruar njohuri praktike për menaxhimin e kërcënimeve, përforcimin e sistemeve dhe zbatimin e standardeve më të larta të sigurisë kibernetike.

Tirana, për një ditë, do të bëhet epiqendra e diskutimeve mbi të ardhmen e financave të sigurta dhe të qëndrueshme në rajon.

Për Shqipërinë dhe rajonin, kjo nuk është një temë teorike. Integrimi në rrjetet financiare globale, rritja e përdorimit të sistemeve digjitale dhe ekspozimi ndaj kërcënimeve të sofistikuara po krijojnë një presion të ri mbi institucionet. Mungesa e kapaciteteve të avancuara, nevoja për përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe rreziqet ndaj të dhënave personale e bëjnë këtë debat urgjent.

Në këtë kuadër, eventi nuk synon vetëm të informojë, por të ndikojë në mënyrën se si ndërtohen sistemet, menaxhohen rreziqet dhe fitohet besimi i klientëve në një ekonomi digjitale gjithnjë e më të ekspozuar.

Diskutimet dhe praktikave të prezantuara në këtë event mund të ndihmojnë institucionet financiare shqiptare dhe rajonit të ndërtojnë struktura më të forta sigurie, të përmirësojnë transparencën dhe të rrisin besueshmërinë e klientëve në një epokë digjitale gjithnjë e më komplekse.

Dëshiron të jesh pjesë e eventit? Rezervo vendin tënd këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0