Siguria e plazheve dhe shërbimet, pikat e dobëta të turizmit shqiptar - Business Magazine Albania

Siguria e plazheve dhe shërbimet, pikat e dobëta të turizmit shqiptar

Siguria e plazheve dhe shërbimet, pikat e dobëta të turizmit shqiptar

Në Shqipëri sezoni turistik është në kulmin e tij dhe prurjet e turistëve sidomos në vijën bregdetare vijojnë të shënojnë rritje. Ekspertët e ekonomisë thonë se edhe këtë vit cilësia e shërbimeve dhe siguria e plazheve mbeten pikat e dobëta për turizmin shqiptar.

Operatorët turistikë kanë së fundi shqetësim edhe zhvlerësimin e euros, sidomos për kontratat e lidhura me partnerët e tyre vitin e shkuar. Sektori i turizmit po kthehet për Shqipërinë në një motor të rëndësishëm ekonomik ndërsa operatorët vendas po bëjnë përpjekje të shtojnë ofertën turistike jo vetëm në hapësirën detare por edhe turizmin kulturor dhe atë natyror.

Eksperti i Ekonomisë Klodian Muço thotë se ky sektor tani ka një peshë gjithnjë e më të madhe në ekonominë shqiptare dhe tendencat janë që ai të përmirësohet gjithnjë e më tepër.

“Aktualisht impakti i turizmit direkt dhe indirekt në ekonominë shqiptare është 20% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Kjo nënkupton që një nga pesë njësitë e PPB vjen pikërisht nga turizmi. Duke parë shifrat vitin e kaluar dhe këtë vit tendenca është që turizmi të përmirësohet cdo ditë e më tepër.”

Zoti Muço thotë se problematika kryesore është pjesa e shërbimit.

Ne do kemi turizëm dhe vazhdojmë të kemi rritje por, problematike është siguria dhe pjesa e shërbimit. Ikja e njerzve në mënyrë të vazhdueshme bën që të kemi gjithnjë e më pak persona që mund të shërbejnë. Duhet të kemi një shërbim cilësor që të jemi kompetitiv jo vetëm në sasi në turizëm por edhe në cilësi.

Lexo edhe:“TimeOut”: Vizitojini patjetër këto bukuri të Shqipërisë!

Krahas cilësisë së shërbimeve një pikë tjetër e dobët e turizmit shqiptar shihet siguria e plazheve.

Policia shqiptare ka ndërmarrë kohët e fundit kontrolle në hapësirën detare duke sekuestruar dhjetëra mjete lundrimi pa dokumente të rregullta apo në shkelje të rregullave të sigurisë në përpjekje për të shmangur incidentet.

Por, në shumë stacione plazhi vëzhgimet e mediave kanë provuar se mungojnë vrojtuesit e plazheve dhe kullat e vrojtimit që janë një detyrim ligjor për sipërmarrjet.

Federata e Vrojtusve të Plazheve thotë se ka një interesim nga vetë subjektet për të trajnuar vrojtuesit e plazheve. Presidenti i Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” Erdit Gega thotë se ende tregu ka uri për vrojtues plazhi.

“Ende tregu ka uri për vrojtues plazhi, kë një këkresë nga vetë subjektet, të cilat kanë me thënë të drejtën një vështirësi për gjetjen e punonjësve për vrojtimine plazhit por Federata ka ngritur një strukturë e cila funksionon në të gjitha qytetet bregujore që nga Velipoja deri në Sarandë, po ashtu edhe në Pogradec , ku ushtrojmë kurset e formimit professional për “vrojtues plazhi”.

Vitin e shkuar në Shqipëri hynë 7.5 milionë shtetas të huaj me një rritje 32.6% se viti paraardhës, ndërkohë që këtë vit prurjet turistike pritet të jenë edhe më të mëdha.

voa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0