Si veprojmë kur na "urdhërojnë" të sillemi keq? - Business Magazine Albania

Si veprojmë kur na “urdhërojnë” të sillemi keq?


Në fillimet e viteve 1960, Stanley Milgram publikoi një nga eksperimentet më të famshme (dhe më dëshpëruese) të shekullit 20. Në të, ai zbuloi se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin të gatshëm të shkaktonin dhimbje fizike, nëpërmjet shokut elektrik, mbi të panjohur kur udhëzoheshin të bënin një gjë të tillë nga një figurë autoritare në një pallto në laborator.

Eksperimenti mund të ketë qenë i dyshimtë nga ana etike, siç mund të kuptohet shumë pjesëmarrës ishin të traumatizuar nga kjo përvojë e hidhur, por ngriti pyetje të rëndësishme rreth natyrës njerëzore dhe bindshmërisë.

Në një studim të ri të publikuar në “Current Biology”, kërkuesit tentojnë të shkojnë në rrënjët e problemit se përse ne jemi kaq lehtësisht të bindshëm për të kryer veprime joetike kur na urdhërohet nga një person tjetër. Për t’iu përgjigjur kësaj, ata fillimisht duhet të analizonin ndryshimet ndërmjet asaj që ndodh në tru kur sillemi keq me vullnetin tonë përkundrejt asaj kur detyrohemi nga dikush tjetër.

Pjesëmarrësve iu dhanë 20£ secilit, atyre iu caktua detyra e agjentit ose viktimës dhe u ndanë në grupe prej dy vetash (në fund, ata do të ndryshonin rolet). Të gjithë agjentëve iu dhanë më pas tri tabela: E para administronte “një shok elektrik të dhimbshëm nga ana demonstrative” ndaj viktimave, e dyta u lejonte atyre që të vidhnin një përqindje të vogël nga 20£ e viktimës për veten e tyre, dhe e treta nuk bënte gjë. Në disa raste kërkues u tregonte pjesëmarrësve tabelën që duhet të shtypnin. Në disa të tjera, atyre u lejohej që të zgjidhnin vetë. Pavarësisht kësaj, sa herë që shtypej një tabelë, do të dëgjohej të tingëllonte një ton.

Sipas studimit, “detyrimi rriste intervalin e perceptuar ndërmjet veprimit dhe rezultatit, në krahasim me një situate ku pjesëmarrësit zgjidhnin në dëshirën e tyre të shkaktonin të njëjtat vuajtje.” Me fjalë të tjera, agjentët të cilët zgjidhnin në mënyrë proaktive të shkaktonin shok ose të vidhnin para nga viktima e tyre raportohej se e dëgjonin tingëllimën e tonit më shpejt se ata të cilët urdhëroheshin të performonim të njëjtin veprim.

Kjo është e rëndësishme sepse kërkimet e mëparshme tregonin se perceptimi ynë mbi kohën është fluid. Kur ne vendosim me ndërgjegjien tonë të performojmë një veprim dhe më pas ta ekzekutonim, rezultati ishte i menjëhershëm. Në kontrast me këtë, kur një veprim është i paqëllimshëm dhe jashtë kontrollit tonë, perceptimi ynë mbi shpejtësinë me të cilën ndodh ngadalësohet.

Diferenca ndërmjet intervalit të perceptuar mes veprimit dhe rezultatit tregon se “njerëzit që u binden urdhrave mund t’i përjetojnë subjektivisht veprimet e tyre si lëvizjet pasive sesa si veprimet plotësisht vullnetare,” shkruajnë autorët.

“Më konkretisht, detyrimi për të bërë një veprim mund të reduktojë lidhjen që zakonisht lidh eksperiencën e veprimeve me rezultatet e tyre,” vazhdojnë ata. “Në të vërtetë, distanca emocionale nga rezultatet e pahijshme të veprimeve të nevojshme të dikujt krijon një pjesë specifike të trainimit dhe kulturës profesionale në mjekësi dhe ushtri.”

Nga e gjithë kjo mund të themi se, kur marrim urdhra për t’u sjellë keq, truri ynë na ndihmon të distancohemi nga pasojat e sjelljes sonë. Në jetën reale, kjo shkëputje mund të ndihmojë që të shpjegojë se përse sjelljet e padëshiruara dhe të dënueshme kanë një tendencë të shpërndahen nëpërmjet organizatave dhe madje industrive.

Si duhet ta luftojmë pra këtë shkëputje të dëmshme? Sipas studimit, “të mësosh lidhjen e vërtetë të rezultateve të veprimeve të dikujt mund ta bëjë sensin e agjencisë më elastik ndaj efekteve negative të forcës (shtrëngimit).”

Kështuqë radhën tjetër kur shefi ju kërkon të veproni në një mënyrë që dhunon kodin tuaj moral, mbani mend” vetëm sepse dikush ju tha të bëni një veprim të caktuar nuk do të thotë se ju nuk jeni të përgjegjshëm për pasojat.

 

/Shkruar nga Laura Entis, Publikuar nga Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0