Si u prit reklama e re e krijuar me AI e Coca-Cola-s për festat e fundvitit? - Business Magazine Albania

Si u prit reklama e re e krijuar me AI e Coca-Cola-s për festat e fundvitit?

Si u prit reklama e re e krijuar me AI e Coca-Cola-s për festat e fundvitit?

Coca-Cola është rikthyer me një tjetër seri reklamash të krijuara me inteligjencë artificiale për sezonin e festave, dhe  nuk është mirëpritur nga audienca, pasi mendohet se e largon markën nga mesazhi i saj i ndërtuar prej vitesh që bazën e ka tek familja.

Fushata e re, e titulluar “Holidays Are Coming”, është një rikthim tek reklama ikonike e vitit 1995 dhe është realizuar në bashkëpunim me kompaninë e AI “Silverside AI”, sipas Wall Street Journal, e cila ndihmoi edhe në reklamën e parë festive të kompanisë të gjeneruar nga AI.

Përpjekja e parë e Coca-Cola-s për të krijuar një “homazh” të mjegullt ndaj reklamës origjinale u prit me zemërim dhe tallje vitin e kaluar. Nuk munguan detajet absurde për t’u bërë objekt humori: fytyrat e ngurta dhe të çuditshme të njerëzve, rrotat e kamionëve të Coca-Cola-s që silleshin në drejtime të ndryshme ose nuk rrotulloheshin fare.

Këtë herë, AI i rrotulloi rrotat siç duhet, por duket se kompania nuk i ka besuar më teknologjisë për të krijuar njerëz, pasi fytyrat njerëzore janë pothuajse të padukshme. Në vend të tyre, peizazhet në stilin “Thomas Kinkade” janë të mbushura me kafshë po aq të çuditshme: nga arinjtë polarë deri tek, dhe nuk e dimë pse, slothët, një specie që pothuaj askush nuk e lidh me festat e dimrit.

Lexo edhe: EU4GreenGen /Gonzato: Tranzicioni i gjelbër, prioritet për integrimin e Shqipërisë

Vetëm në versionin “Fantastical” të reklamës shfaqet një fytyrë njeriu: një portret i afërt i një Babagjyshi hiperrealist me një buzëqeshje të çuditshme, dhe një dorë përshëndetëse, gishtat e së cilës deformohen për një moment në forma të pamundura. Më pas shfaqet slogani “Real Magic”. Me pak fjalë, reklama është lehtësisht e dallueshme si produkt i një modeli AI. Lëvizjet janë të çuditshme, njëkohësisht të rrjedhshme dhe të peshëlira, sikur gjithçka të jetë e kapur në gjysmë slow-motion. Çdo skenë duket si një fragment i izoluar, pa asnjë kohezion vizual.

Coca-Cola publikoi edhe një video pas kuintave për mënyrën se si u realizua reklama, e cila duket se është rrëfyer nga dy zëra të krijuar me AI. Pasi mburren se synonin hiperrealizëm, një zgjedhje vërtet e çuditshme kur synon të krijosh ndjesinë e ngrohtë festive, dy narratorët monotonë tregojnë se ekipi ka prodhuar mbi 70,000 klipe video për të arritur versionin final. Tingëllon jashtëzakonisht joefikase. Por për Coca-Cola-n, pjesa me rëndësi është se gjithë projekti mori vetëm një muaj dhe pesë specialistë të AI. Megjithatë, në total, sipas WSJ, rreth 100 persona ishin të përfshirë në fushatën e re. Dhe megjithatë, rezultati është sërish i dobët. Nëse krahasojmë versionin e vitit 2024 me atë të 2025, si një matje e progresit të teknologjisë së AI në krijimin e videove, situata nuk duket aspak premtuese.

Sigurisht, kjo mund të flasë më shumë për qasjen e vetë Coca-Cola-s sesa për gjendjen e teknologjisë së AI. Modelet si Sora 2 i OpenAI dhe Veo 3 i Google kanë bërë hapa gjigantë këtë vit. Megjithatë, edhe ato mund të duken të dobëta kur vendosen në një skenar ku pritet të krijojnë një prodhim filmik të vërtetë, edhe në një format komercial si reklamat. Mjafton të shohim reklamën e parë të Google të krijuar me AI, e publikuar javën e kaluar dhe ndërtuar me modelin e tyre më të avancuar, Veo 3. Ajo përfshin vetëm disa sekonda video të gjeneruara nga AI, të shpërndara në pamje të shkurtra dhe të shkëputura, dhe të krijuara me një stil të mjaftueshëm “cartoon” për të shmangur kritikat.

Në fund na lidh të gjithëve pyetja: nëse markat heqin dorë nga njerëzit për hir të efikasitetit dhe teknologjisë, a rrezikojmë të humbasim pikërisht atë që na bën të lidhemi me to, emocionet e vërteta, ndjenjën e ngrohtësisë dhe kujtimet që vetëm një prekje njerëzore mund t’i krijojë?

futurism

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0