Si u prit eventi i Apple?

Si u prit eventi i Apple?


Asnjë produkt i vetëm i teknologjisë nuk ka më shumë ndikim mbi teknologjinë e konsumit sesa iPhone. Pas lançimit të Samsung Galaxy Note 9, kureshtja ishte e madhe për të parë çfarë do të zbulohej në eventin e kompanisë Apple.

Për shumë ishte zhgënjyes, ndërkohë të tjerë ishin entuziastë për të shpenzuar akoma dhe më shumë para në versionet e reja.

Apple ka lançuar dje, në eventin Gather Around, tre modele të reja iPhone, iPhone XS (shqiptohet iPhone 10 S), iPhone XS Max dhe iPhone Xr. Krahas tyre dhe orën e re Apple Watch.

Telefonat ndryshojnë nga parardhësit e tyre nga përmasat, të pajisur me ekrane 5.8 dhe 6.4 inch, dhe një bateri më rezistente. Të dy telefonat janë pothuajse identikë, me përjashtim të madhësisë. Ndërkohë me iPhone X, ata zotërojnë afërsisht të njëjtat karakteristika. Kaq? Një kamerë me e mirë ndoshta? Po çmimi? Flitej se modelet e reja do të kishin një çmim më ekonomik, por në të vërtet iPhone XS kushton 999 dollarë dhe XS Max plot 1149 dollarë për versionin bazë. Ndërsa XR është 250 dollarë më i lirë se XS.

Në tregun e mbipopulluar të smartphone-ëve, përditësimi i tyre me opsione të reja po bëhet i rëndësishëm.

Pjesa më interesante e iPhone-ëve të rinj është përmirësimi i rezistencës ndaj ujit IP68, që do të thotë se telefonat mund të mbijetojnë në 2 metra thellësi deri në 30 minuta. Apple tha se telefonat gjithashtu janë testuar me lëngje të tjera, si kafe, birrë dhe lëng portokalli për t’u siguruar që iPhone-ët e rinj mund t’i mbijetojnë më shumë lagështisë.

Nuk duhet të jesh amerikan për të kuptuar se Apple nuk solli ndonjë risi marramendëse, edhe pse reagimet e tyre kanë qenë të shumta në rrjetet sociale:

https://twitter.com/ACockerillPhoto/status/1039968712009375744

E vetmja gjë për të cilën mund t’i kemi zili pronarët e një iPhone X është bateria jetëgjatë. Ata mund ta përdorin telefonin e tyre gjatë gjithë ditës me një karikim të vetëm.

Megjithatë, shihet se shumë njerëz po i ruajnë telefonat e tyre të vjetër. Koha mesatare, për të zëvendësuar një telefon është rritur nga 20 deri në 29 muaj vetëm gjatë vitit të kaluar.

Përtej pritshmërive, modelet e reja kanë filluar të shiten për të gjithë entuziastët e Apple, ndërkohë ju që nuk keni në plan të bleni gjë mos harroni të update-oni paisjet tuaja me sistetemin e ri iOS 12 në 17 Shtator.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0