Si të zgjidhni një emër për kompaninë tuaj

Si të zgjidhni një emër për kompaninë tuaj


Kështu që hapi i parë për të vendosur për emrin , është përcaktimi i rolit të biznesit dhe çfarë prisni të komunikoni nëpërmjet emrit.

Mbani mend se sa më shumë emri juaj komunikon me publikun, aq më pak përpjekje do duhet për të shpjeguar se me çfarë merreni. Sipas ekpertëve, ju duhet t’i jepni prioritet emrave realë ose kombinimit të tyre, pasi njerëzit preferojnë emërtime që mund t’i kuptojnë lehtësisht.

Emrat specifikë kanë kuptim, n.q.s doni të specializoheni në një fushë të veçantë. N.q.s keni qëllime për t’u zgjeruar, ju duhet të zgjidhni një emër për të përshtatur rritjen e biznesit tuaj.

Para se të vendosini për emrin e biznesit, përcaktoni qartë cilësitë  me të cilat doni të identifikoheni.

Zgjedhja e emrit

Filloni përcaktimin e emrit të biznesit  duke kërkuar në fjalorë, libra, revista për të prodhuar ide. Kërkoni ndihmën e miqve ose familjarëve për t’ju ndihmuar. Sa më shumë mendje, aq më mirë. Kërkoni për emra që i parshtaten sipërmarrjes suaj gjatë kësaj periudhe.

Së pari, emri i kompanisë suaj duhet të jetë i lehtë për t’u shqiptuar. N.q.s njerëzit nuk e shqiptojnë dot emrin e biznesit, ata do ta shmangin për ta thënë atë. Asgjë nuk  mund të jetë më kundër produktive se sa kur një kompani e re humb mundësinë për t’u reklamuar nëpërjmet rretheve shoqërore.

N.q.s  keni si qëllim për ta zgjeruar biznesin tuaj ndërkombëtarisht  ose jeni vendosur në një zonë shumëgjuhëshe, ju duhet të siguroheni  që emri i kompanisë nuk ka kuptime negative në gjuhët e tjera. Gjithashtu sigurohuni që  emri juaj mos të lërë hapësirë për t’u kthyer në një objekt humori.

Interbrand, një kompani këshilluese për zgjedhjen e emrit të bizneseve, kërkon nga sipërmarrësit një studim të mirë të tregut. Funksioni kryesor i emrit të një biznesi është  pët të bërë dallimet nga lojtarët e tjerë të tregut. Detyra juaj është të zgjidhni një emër që t’ju dallojë nga të tjerët. N.q.s zgjedhja  juaj ngjason me emrin e një  kompanie tjetër bëni mirë ta eliminoni si mundësi.

Pasi keni bërë një studim tregu, vendosni të zgjidhni 4-5 emra që janë të lehtë për t’u kujtuar, shqiptuar dhe mund të lexohen lehtësisht. Hapi tjetër është regjistrimi i markës suaj. Ky regjistrim është i rëndësishëm për t’u siguruar se nuk ka asnjë kompani tjetër me emrin tuaj dhe të shmangni ndonjë konflikt në të ardhmen. Imagjinoni sikur një kompani tjetër të ketë një emër të përafërt, ajo mundet t’ju hedhë në gjyq dhe të rrezikojë falimentin tuaj. Një shpenzim i vogël në fillim, mund t’ju shpëtojë biznesin nga konflikte me të tjerët.

Analiza përfundimtare

N.q.s jeni me fat, ju do të keni gjetur tre deri në pesë emra që i kalojnë testet fillestare. Si do të vendosni për emrin përfundimtar? Së pari, rikujtoni kriterin kryesor tuajin. Kush nga këto emra i përshtatet objektivit të biznesit që do të hapni? Cili nga këto emra përshkruan më mirë kompaninë që keni në mendje ? Cilin nga këto emra preferoni më shumë?

Ju mund t’i besoni intuitës suaj ose ta testoni emrin e përzgjedhur në fokus grupe. Gjithashtu mund të merrni opinionet e miqve tuaj. Lexoni emrin e kompanisë me zë të lartë, për të parë se si do të duket në reklamat televizive ose radiofonike në të ardhmen.

Pasi të keni zgjedhur emrin e biznesit , filloni të ndërtoni me entuziazëm sipërmarrrjen. Përzgjedhja e emrit është hapi i parë i ndërtimit të identitetit të biznesit tuaj.

Ky artikull u botua më parë në Entrepreneur.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0