Si të verifikojmë faqen e Facebook? - Business Magazine Albania

Si të verifikojmë faqen e Facebook?


Figurat e njohura publike dhe faqet e ndryshme në Facebook të cilat kanë numër të madh të ndjekësve, kanë mundësinë të verifikohen nga Facebook si faqe autentike zyrtare.

Profilet dhe faqet e verifikuara përmbajnë simbolin “tick” pranë emrit.

Procesin e verifikimit të profileve për figurat publike e ka lehtësuar aplikacioni Facebook Mentions. Ky aplikacion momentalisht është i disponueshëm vetëm në platformën iOS dhe për ta shkarkuar duhet ta keni të konfiguruar në formatin amerikan në iOS paisjen tuaj.

Aplikacionin mund ta shkarkoni edhe direkt nga ky link:
https://itunes.apple.com/us/app/facebook-mentions/id894913642?mt=8
Pasi ta hapni aplikacionin Facebook Mentions, klikoni Get Started:verifiko facebook page

Zgjidhni opsionin “My page isn’t verified…”
Ky opsion do t’ju dërgojë tek formulari ku duhet t’i vendosni të dhënat e sakta për të parashtruar kërkesën për verifikim të profilit.

Klikoni këtu për ta plotësuar formularin!
*Nëpërmjet kësaj forme mund të aplikoni për verifikim të profileve për figura publike (aktor, muzikant, gazetar, politikan, etj). Kërkesat për verifikim të faqeve të bizneseve apo të kategorive tjera nuk do të merren parasysh.

Burimi: Qysh me 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0