Si të shmangni "burnout" në punë! Këshillat kryesore që duhet të ndiqni - Business Magazine Albania

Si të shmangni “burnout” në punë! Këshillat kryesore që duhet të ndiqni

Tanimë jetojmë në një kulturë, e cila vlerëson të punuarit 24/7. Por, njerëzit nuk janë makineri dhe ne nuk mund të presim që të bëjmë disa punë njëherësh pa bërë fare pushim. Ndonjëherë, çelësi për të bërë më shumë punë në më pak kohë, është që herë pas here të ndaloni plotësisht së punuari.

Rimëkëmbja nga “burnout” është shumë më e vështirë dhe kërkon më shumë kohë sesa të bësh përpjekje për ta parandaluar atë. E thënë thjesht, sa më mirë t’i përshtasni pushimet në orarin tuaj të punës, aq më mirë do të performoni. Shmangia e “burnout” është një angazhim i përditshëm, kështu që këtu do të gjeni disa këshilla kyçe për ta luftuar atë.

Kujdesuni për veten (duke filluar nga nevojat tuaja bazë)

Flini mjaftueshëm, pini ujë mjaftueshëm, bëni aktivitet fizik!

Të gjithëve na është thënë t’i praktikojmë këto zakone në jetën tonë të përditshme, por sa shpesh i ndjekim? Kujdesi për veten mund të jetë aq i thjeshtë sa të flini një orë shtesë, të pini një gotë më të madhe ujë ose të bëni një pushim 10-minutësh.

Lexo edhe: Gabimi që po bëni si menaxherë që shkakton shqetësim të përditshëm, stres dhe ankth te punonjësit

Në fakt, sipas Qendrës Kombëtare për Informacionin Bioteknologjik, aktviteti fizik nxit rritjen e trurit, përgjigje më të forta të neuroneve ndaj stimujve, minimizon përkeqësimin mendor të lidhur me moshën dhe përmirëson kujtesën.

Dilni jashtë!

Natyra është e fuqishme, veçanërisht në lidhje me mirëqenien tonë. I ftohti, i nxehti, me diell, me borë… ajri i pastër do t’ju bëjë mirë edhe nëse nuk është klima juaj e preferuar. Një shëtitje e shpejtë, duke e lënë diellin të shkëlqejë në fytyrën tuaj ose thjesht duke marrë disa minuta për të dëgjuar tingujt jashtë mund t’ju ndihmojë të relaksoheni për të përmirësuar produktivitetin në punë.

Bisedoni me një mik ose koleg (për një temë që nuk lidhet me punën)

Dëgjoni muzikën tuaj të preferuar

Përdorni një aplikacion meditimi

Freskoni kafen tuaj (ose merrni një smoothie nëse jeni duke kërkuar diçka më bio)

Përqafoni krijimtarinë tuaj! Mbani një ditar, vizatoni, kërceni… bëni çfarë të doni

Dhe një nga këshillat tona të domosdoshme: Shijoni disa momente të thjeshta heshtjeje! Mbyllni derën e zyrës, fikni laptopin dhe kaloni pak kohë duke riformuluar mendimet tuaja për pjesën tjetër të ditës përpara.

asenmarketing

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0