Si të shkruajmë një e-mail? - Business Magazine Albania

Si të shkruajmë një e-mail?


E-maili është dhe ka të ngjarë të mbetet, forma dominuese e komunikimit në botën e biznesit, mbi 100 miliardë email-e të lidhura me biznesin dërgohen dhe merren çdo ditë. Pra, nëse ju jeni në një pozicion ku jeni duke u përpjekur për të marrë vëmendjen e dikujt me email, nëse jeni duke shpresuar për të siguruar një klient të ri, bëni një lidhje të re profesionale të rrjetit tuaj, ose të merrni një pozicion pune -ju jeni në rrugën e duhur.

Këtu janë disa këshilla për të tërhequr vëmendjen e njerëzve më të zënë përmes email-it dhe për të marrë një përgjigje:

Subjekti është shumë i rëndësishëm
Siç është raportuar kohët e fundit në një artikull nga Fast Company, studimi i ri tregon se ajo që ju shkruani në rreshtin e subjektit të një email-i mund të ketë një ndikim të madh nëse ajo që merret lexohet ose jo. Përpiquni të shmangni pyetjet, ose të përdorni nje “pyetje të shpejtë” në subjekt. Nëse ju e bëni, shanset e email-it tuaj per t’u lexuar bien nga 51.9% në 41.6%. Përveç kësaj, këto email-e gjenerojnë një përgjigje vetëm 18.4% të kohës, krahasuar me mesataren prej 29.8%. Në vend të kësaj, provoni të përdorni një numër në rreshtin e subjektit. Këto email-e marrin një përgjigje 32% të kohës.

Bjerini shkurt dhe qartë
Pasi ju jeni në derë, do të thotë që dikush e ka lexuar subjektin dhe ka vendosur për të hapur email-in tuaj, pengesa tjetër që ju duhet të kaloni është në të vërtetë t’i bëni ata të lexojnë mesazhin tuaj. Pra, bjerini shkurt dhe qartë. Nëse email–i është shumë i gjatë, i komplikuar, ose në ndonjë mënyrë do të kërkojë shumë kohë për t’u lexuar, marrësi mund të vendosë për t’a ruajtur atë për më vonë ose edhe t’a fshijë atë plotësisht. Jini të qartë dhe konçiz për rezultate më të mira.

Bëjini ata që t’iu kthejnë një përgjigje të shpejtë dhe të thjeshtë
Në mënyrë që email-i juaj të gjenerojë një përgjigje, provoni t’a bëni më të lehtë për ta për t’u përgjigjur. Jepuni atyre disa opsione se si të peshojnë një çështje sesa vetëm t’iu kërkoni se çfarë ata mendojnë. Ose, kur është e përshtatshme, provoni duke ofruar një zgjidhje të mundshme dhe pastaj thjesht kërkojini për konfirmim për të vazhduar. Duke ndihmuar lexuesit tuaj t’iu përgjigjen shpejt, dhe për të kontrolluar edhe këtë në listën e tyre të gjërave për tu bërë, ka të bëjë me bastin më të mirë që ju të keni një përgjigje për të marrë.

Mos dërgo email-e vazhdimisht
Gjithkush ka një reputacion kur është fjala për email-in, edhe nëse ata janë të vetëdijshëm për të ose jo. Mendoni për këtë mik, i cili ende dërgon shumë email-e të paraqitura si spam, ose ai që është gjithmonë duke dërguar mesazhe në të gjithë listën e kontakteve të tij duke u përpjekur të zhvendosi të gjithë në drejtim të pozitës së tij.

E pra, ju gjithashtu keni një reputacion të dërgimit të email-eve. Nëse marrësit fillojnë të mësojnë se ju shpesh dërgoni email-e me gjëra jointeresante dhe/ose të parëndësishme, ata me shumë gjasa do të fshijnë çdo gjë që vjen nga ju. Në vend të kësaj, jini të sjellshëm dhe të kujdesshëm me kohën e njerëzve, kur iu dërgoni email atyre. Mundohuni të mos mbingarkoni marrësin me mesazhe dhe ata do të jenë të frymëzuar për t’iu kthyer përgjigje në rastet e rralla që iu dërgoni email-e. Ata do të besojnë se është e rëndësishme dhe se nuk do t’iu marrë shumë kohë-një kombinim që do iu bëjë fitues.

Burimi: ekonomiaonline.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0