Si të shihni online ndeshjen e Super Bowl 50?

Si të shihni online ndeshjen e Super Bowl 50?


Ju mund ta shikoni Super Bowl 50 online falas. Kjo për aq kohë sa nuk planifikoni ta shihni në telefonin tuaj.

CBS, e cila do ta transmetojë lojën në televizion, do ta shfaqë atë edhe në CBSSports.com. Klikoni mbi këtë link për faqen live. Ka një “hile” megjithatë: Ky opsion funskionon vetëm për desktopin, laptopin ose kompjuterat tablet.

Ju mund ta shikoni gjithashtu lojën e Super Bowl 50 falas duke përdorur aplikacionin CBS Sports për Roku, Android TV, Xbox One dhe Apple TV. Nëse doni ta shikoni nga pajisjet mobile gjërat bëhen pak më të komplikuara. Mund ta bëni këtë duke përdorur aplikacionin për smatphone të NFL, por duhet të jeni një konsumator Verizon për t’u loguar dhe për të patur akses në lojë.

Tani që e dini se si të shihni Super Bowl 50 online, mund të keni një pyetje tjetër: “Çfarë ore do të transmetohet Super Bowl?”

Super Bowl e merr startin në 18:30 me orën lokale, e dielë, 7 shkurt, Stadiumi Levi në Santa Clara, Kaliforni.

Për artikuj të ngjashëm mund të lexoni edhe: Super Bowl 2016, reklama e Honda-s debuton në eventin futbollistik.

 

/Mashable/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0