Pasiguria përbën një ndër 5 sfidat kryesore, me të cilën përballen ata që kryejnë transaksione në internet: blerje, shitje apo pagesa të ndryshme faturash e regjistrimesh. Jo në pak raste, një blerje online në një shitës të pasigurtë ka rezultuar me blerje të tjera të paautorizuara dhe me pakësimin e fondeve në llogarinë bankare, duke sjellë më vete kështu një odise kontestimesh deri në evidentimin e problemit. Fatkeqësisht, në këtë proces, të humbur janë përdoruesit e kartave.
Përballë këtij fenomeni që po njeh rritje gjithnjë e më shumë në të gjithë botën, zgjidhja më e përshtatshme ka rezultuar vendosja e mekanizmave të reja të sigurisë, që certifikojnë blerësin, shitësin dhe urën e transferimit të parave. Ky mekanizëm i ri është sistemi i sigurisë 3D SECURE. Në thelb, 3D Secure është një proces autentifikimi, që synon të reduktojnë mashtrimet e abuzimet, të rrisë sigurinë e mbajtësve të kartave bankare dhe gjithashtu të reduktojë barrën e atyre që shesin apo blejnë online shërbime e produkte. Ky proces i ri sigurie është një hap shtesë në procesin e pagesës me kartë, ku klientit i shfaqet në ekranin e kompjuterit apo celularit një dritare e re, që i kërkon të vërtetojë se është ai që po e bën me vullnet transaksionin financiar përmes një kodi sigurie njëpërdorimësh dhe që i vjen me SMS. Në këtë mënyrë, askush përveç përdoruesit të kartës nuk mund të autorizojë një blerje.
Artikulli u publikua më parë në faqen 60 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.
Kjo risi tashmë është sjellë në Shqipëri FALAS nga CREDINS Bank për klientët e saj.
Çfarë duhet pasur parasysh?
Ajo që duhet të bëjë përdoruesi i kartës CREDINS, është që të ketë të dhëna të sakta në bankë për numrin e telefonit dhe email-it.
Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by VISA” nga VISA dhe “SecureCode” nga Mastercard, që ofrohet nga CREDINS, ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj.
Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës.
Si funksionon sistemi që mbron paratë tuaja?
Kur përdorni kartën tuaj në internet në tregtarë pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet faqja e sigurtë e Credins Bank. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D me një përdorim, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi i sigurisë me një përdorim do të dërgohet tek ky numër.
Njohja e tregtarit 3D Secure
Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot Verified by VISA ose SecureCode. Nëse logot ekzistojnë, tregtari, ku po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D.
Gjithashtu, tregtarët, të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas vendosjen e kodit një përdorimësh.
Kryerja e blerjes në Internet
Gjatë blerjes në tregtar 3D Secure, pasi të përfundoni përzgjedhjen e mallrave apo shërbimeve tek tregtari në internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës tuaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë, në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar.
3 hapat që duhet të ndiqni:
- Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
- Zgjidhni “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.
- Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
Transaksioni konfirmohet me sukses.
Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, duhet të kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse Po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.
Artikulli u publikua më parë në faqen 60 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.