Si të rrisni produktivitetin tuaj çdo javë ? - Business Magazine Albania

Si të rrisni produktivitetin tuaj çdo javë ?


Imagjino një jetë ku ti mund të punosh pak dhe kjo të mjaftojë për t’i bërë të gjitha.

Shumë prej nesh e harxhojnë kohën me gjëra të parëndësishme ose ju mungon efikasiteti kur bëjnë gjëra që kanë rëndësi.

Brendon Burchard ka ndarë me publikun atë që sipas tij quhet formula e produktivitetit 5X50, e cila shpjegon si mund të bësh shumë gjëra në pak kohë. Ne kemi përzgjedhur disa nga pikat kryesore të cilat do t’iu ndihmojnë të jeni më produktiv.

50-minuta më shumë gjumë

Nuk ka një sasi të përcaktuar gjumi që një individ duhet të bëjë. Disa njerëz mjaftohen me 6 orë gjumë, e disa të tjerë flenë 7 deri në 8 orë.

Sipas Fondacionit të Gjumit, 45% e njerëzve në SHBA kanë thënë se mungesa e gjumit ka ndikuar në rutinën e tyrë të përditshme.

Mundohuni të flini 50 minuta më shumë gjumë, duke fjetur më herët ose duke u zgjuar më vonë (për të gjitha ata që e kanë luksin ta bëjnë këtë.)

50-minuta punë në mëngjes

Ka shumë studime që tregojnë se ne jemi më kreativ në mëngjes. Kjo për faktin se vullneti është i limituar dhe ne duhet të përfitojmë duke bërë punët tona më të rëndësishme në mëngjes.

Në vend që t’i ktheni përgjigje mesazheve dhe email-eve, ju duhet t’i ruani mëngjeset tuaja për gjërat që ju duhet të bëni gjatë ditës dhe të krijoni një strategji se si ta bëni punën tuaj më efektive.

50-minuta planifikim

Një nga arsyet më të mëdha përse ne nuk gjejmë kohë për të mësuar diçka të re apo të merremi me pasionet tona është fakti që ne bazohemi te lista jonë e punëve që kemi për të bërë. Sipas Kevin Kruse, një autor shumë i njohur i cili ka studiuar sjelljet e miliardierëve, sipërmarrësve dhe atletëve Olimpik, ajo që kanë të përbashkët njerëzit e suksesshëm është: ata planifikojnë prioritetet e tyre.

Të caktosh punët e tua në kalendar dhe të matësh përiudhën kohore të realizimit të tyre të lejon ty të fokusohesh vetëm në një gjë e cilë është shumë e rëndësishme për ty, në vend që të jesh i paoragnizuar.

Ne përfitojmë shumë më shumë kur krijojmë strategji afatgjata.

50-minuta pushim

Sa herë pushoni gjatë punës?

Ka një efekt reduktues të cilin ne e përjetojmë pas një periudhe të caktuar kohe. Disa njerëz (Tipi A) mendojnë se mund të bëjnë më shumë gjëra nëse nuk shkëputen për të pushuar.

Por kreativiteti, fokusi dhe vullneti ynë do të vuajë nëse ne nuk çohemi të paktën njëherë dhe të lëvizim përreth.

Një metodë që ne iu sugjerojmë është Teknika Pomodoro

si-te-rrisni-produktivitetin-tuaj-cdo-jave-businessmag

Ja sesi funksionon:

  1. Zgjidh një detyrë që ke për të bërë.
  2. Vendose Pomodoro-n në 25 minuta (Pomodoro është një aplikacion falas, i cili mat kohën tuaj)
  3. Puno në detyrën që ke caktuar der kur alarmi Pomodoro të bjerë, më pas qarkoje si të përfunduar në listën tënde këtë detyrë.
  4. Bëj një pushim të shkurtër (5 minuta do të ishte mirë)
  5. Pas 4 Pomodoro-ve, bëj një pushim më të gjatë (15-30 minuta)

50-minuta ripërtëritje

Në fund të ditës, strategjisë për t’u bërë më produktiv i vjen fundi.

Të gjithë ne duhet të planifikojmë kohën tonë për të ripërtërirë veten çdo ditë. Kjo mund të bëhet përmes meditimit, disa të tjerë zgjedhin ushtrimet fizike ose duke mbajtur shënime dhe duke reflektuar për ato që na kanë ndodhur gjatë ditës.

/LifeHacks

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0