“Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja”-Trajnimi i specializuar i Shpresa Rupar - Business Magazine Albania

“Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja”-Trajnimi i specializuar i Shpresa Rupar

Shpresa Rupar, trajnere e certifikuar e Programimit Neuro-Linguistik sjell një trajnim të specializuar për fëmijët.

A jeni prind apo kujdestar, që keni detyrën sa të bukur, por edhe aq sfiduese të edukimit të fëmijëve?

A do të donit që fëmija juaj t’i përballojë më lehtë vështirësitë me të cilat ndeshet në ambjentin e jashtëm?

A do donit që fëmija juaj të mos ketë frikën që të shpreh mendimin e vet?

A do donit që fëmija juaj të menaxhojë me sukses situata të ndryshme?

A do donit që fëmija juaj të jetë sa më efikas?

A do donit që fëmija juaj, me ndihmën tuaj, hap pas hapi të krijojë një konfidencë të vërtetë?

A do donit që edhe ju të kuptoni fëmijën që keni brenda vetes?

A do donit që të përmirësonit mënyrën e komunikimit?

Do të ishte fantastike, që fëmijët tuaj t’i shikoni se si me besimin tek vetja të arrrijnë ato çfarë dëshirojnë në jetën e tyre!

Ëndrrat tuaja për të rritur, për të edukuar një fëmijë konfident, mund të bëhen një realitet i prekshëm.

Shpresa ju fton të bëheni pjesë e programit ONLINE, 1 vjeçar. Ky program nuk ka afirmime apo nxitje për të menduar pozitivisht, por teknika dhe metodologji konkrete.

Programi zhvillohet ONLINE dhe regjistrimet janë të mundura deri në 20 Maj 2020.

Çfarë përmban ky program 1 vjeçar?

Pesëdhjetë orë ONLINE nëpërmjet ZOOM-it.

Materiale dhe shkrime të ndryshme të cilat i ndan me ju çdo javë.

Ushtrime dhe pyetësorë të ndryshëm.

Përgjigje të pyetjeve tuaja gjatë gjithë kohës që jeni së bashku.

Trajtim të rasteve tuaja konkrete.

Për gjithë programin e plotë javë pas jave, klikoni KETU

Në këtë program, për ju si prindër, Shpresa Rupar ka përfshirë: dy audio, të cilat ju ndihmojnë që të gjeni qetësinë tuaj të brendshme, si dhe pyetje, komente, mbështetje brenda grupit në Facebook: “Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja”.

Vlera reale e këtij programi vjetor është 990 euro. Shpresa Rupar me kompaninë e saj të konsulencës,    sjell ekskluzivisht këtë program për ju, vetëm për 290 euro. Mundësia e dytë që ofron është pagesa mujore vetëm 29 euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0