Si të punësosh njerëzit e duhur nëpërmjet Testit të Birrës?

Si të punësosh njerëzit e duhur nëpërmjet Testit të Birrës?


Ne shpenzojmë një mesatare prej 90,000 orësh në punë të jetës sonë, që do të thotë se më shumë kohë shpenzon me skuadrën tënde, sesa me familjen. Pavarësisht gjithë këtij angazhimi të madh me kohën, shumë kompani neglizhojnë të fokusohen në përshtatjen kulturore ose të personalitetit kur ata marrin në punë njerëz.

Këtë gabim e kam bërë vetë kur nisa karrierën time si sipërmarrës, dhe rezultatet nuk ishin edhe aq të dëshirueshme. Morali ra. Produktiviteti u zvogëlua. Kështuqë e ndryshova këtë situatë duke bërë prioritet përputhshmërinë gjatë procesit të rekrutimit.

Tani ne e vëmë theksin në punësimin e njerëzve të cilët vërtet shkojnë me njëri-tjetrin. Vëmendja ndaj përputhshmërisë kulturore jo vetëm e ka bërë 1-800-GOT-JUNK? dhe kompanitë e mia të tjera një vend më të mirë për të punuar,por ka rritur edhe kthimin tonë nga investimet. (ROI-Return On Investment). Ja se çfarë kam bërë për t’u siguruar se të rinjtë në kompani përshtaten me kulturën tonë të mrekullueshme në organizatë.

Pjesa 1: Testi i birrës

Në 1994-n, rritja e kompanisë sime u ndal, qëndroi në stanjacion. Ne kishim plot biznese, por unë e kisha humbur entuziazmin tim. Në fakt, shmangia e shkuarjes në zyrë sepse më ishte kthyer në një ambjent negativ, mbushur me njerëz që nuk ishin tipi im. Ata nuk ishin bashkëpunues në skuadër dhe nuk ndanin vizionin tim. Edhe pse ishte biznesi im, nuk po kënaqesha.

E dija se nëse doja të dilja jashtë zakoneve të mia, do të duhej të bëja një ndryshim draamtik. Kështuqë i pushovanga puna 11 pjesëtarët e skuadrës. Që nga ai moment e tutje, vendosa të punoja me njerëz që më pëlqenin vërtet, kështuqë mund të ndërtonim diçka të madhe bashkë.

Ndërkohë që fillova të rindërtoja skuadrën time, unë kuptova se procesi i rekrutimit duhej të fokusohej më pak në çekimin e një liste dhe të fokusohej më tepër në besimin te vetvetja. Sapo kandidatë potencialë shfaqeshin, unë filloja të mendohesha, “A më pëlqen ky person? A më duken interesantë, dhe të interesuar? A kanë pasion për diçka në jetë?”

Nga kjo unë zhvillova atë që quhet ‘Testi i Birrës,’ duke i reduktuar ato pyetje dhe duke e çuar në një: “A do më pëlqente të pija një birrë me këtë person?” Është hipotetike, pjesën më të madhe të kohës, por ëhstë shumë efektive.

Nëse përgjigjia është po, është mbase fillimi i një marrëdhënie shumë të mirë pune. Pasja e kualifikimeve të duhura për punën është esenciale, por ‘Testi i Birrës’ përcakton nëse kandidati është kulturalisht i përshtatshëm. Sigurisht, është e thjeshtë, por të çon drejt te qëllimi, dhe ka qenë e paçmueshme për skuadrën me të cilën më pëlqen të punoj çdo ditë.

 

/Shkruar nga Brian Scudamore, Publikuar më parë nga Forbes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0