Si të negocioni për pagesën tuaj, sipas ekspertëve të karrierës - Business Magazine Albania

Si të negocioni për pagesën tuaj, sipas ekspertëve të karrierës


Bisedat rreth parave në vendin e punës, veçanërisht negociatat për pagesat, janë gjithnjë të vështira. Çfarë fjalësh duhet të përdorni për të zbutur këtë bisedë? A duhet që në fillim të negocioni për pagën që do të merrni? Është absolutisht e rëndësishme të jeni avokati juaj më i mirë, por kjo nuk do të thotë të kërkoni të pamundurën. Më poshtë BusinessMag ju sjell disa këshilla në lidhje me bisedat për të marrë pagën që meritoni.
Lexoni: Si ta negocioni pagën me punëdhënësin tuaj?

  • Nëse është puna juaj e parë direkt nga bankat e shkollës, trajtojini gjërat me kujdes

Si mund të negociosh për pagesën kur sapo ke dalë nga bankat e shkollës dhe në thelb nuk sjell ndonjë eksperiencë pune? E vërteta është se sipas hulumtimeve në këtë rast nuk keni çfarë negocioni.

Një gabim i madh profesionistëve të rinj është se përpiqen shumë të negociojnë. Kur përpiqeni të bisedoni për gjëra të tilla si pushimet dhe përfitimet, ju po dërgoni një mesazh të gabuar. Së pari përfitimet nuk janë kurrë të negociueshme. Së dyti kur negocioni për pushimet, ju e lini rekrutuesin të mendojë, se doni pushime para se të hyni në punë.

Nëse jeni duke kërkuar për pozicione të tjera, ose keni marrë oferta të tjera, është mirë që me takt të pyesni nëse pagesa që ju ofrohet është për t’u negociuar. Kushtojini vëmendje reagimit që merrni: Nëse me të vërtetë duket sikur kompensimi nuk është në diskutim, lerini gjërat të rrjedhin vetë.

  • Negocimi i fillimit të një pune të re

Pranimi i një oferte pune? “Mënyra se sa mirë negocioni në fillim ju përcakton se sa e mirë do të jetë paga juaj në të ardhmen,” thotë konsulenti i burimeve njerëzore Laurie Ruettimann, autor i I Am HR: 5 Strategic Ways to Break Stereotypes and Reclaim HR.

Kur pyeteni për pritshmëritë tuaja në lidhje me pagesën, përgjigjuni duke pyetur se çfarë do të ofrojë puna e re, në vend që të paraqisni historinë tuaj personale të pagave. Një tjetër taktikë është që të kërkoni “ofertën më të mirë të parë” (maksimumin që ata janë në gjendje të japin) kur diskuton pagesën për një punë të re, sepse paraqet supozimin që nuk do të duhet të negociosh një pagë më të lartë.

  • Bëni kërkimet tuaja

Kur femrat nuk bëjnë kërkimet e tyre, ato zakonisht nënvlerësojnë veten me 30%. Site si Glassdoor dhe Salary.com do t’ju ndihmojnë të kuptoni tregun dhe se si përcaktohet paga juaj e tanishme.

  • Pyesni njerëzit që njihni

Lidhjet tuaja mund të ofrojnë informacione edhe më të vlefshme sesa një faqe interneti. Paratë mund të jenë një temë e vështirë për t’u folur, por nëse kërkoni thjesht shkallët e pagave, do të keni një pamje më të mirë për atë që duhet të kërkoni në takimin tuaj. Përveç kësaj, zgjeroni rrjetin tuaj përtej kolegëve.

  • Mos harroni: koha është gjithçka

Është shumë e vështirë për të negociuar pagën tuaj kur nuk po flitet për performancën. Kjo do të thotë që zakonisht duhet të prisni deri në kohën kur bëhen rishikimet për performancën nga punëdhënësit për të sjellë bisedën, sepse vetëm në këtë moment punëdhënësit dhe kompanitë janë më të përgatitur për të diskutuar në lidhje me pagat.

Lexoni: Për festa… negocioni pagën tuaj

  • Jepini shefin tuaj kohë që të përgatitet

Faktori i surprizës nuk është kurrë i mirë. Gjithmonë jepini njoftim paraprak punëdhënësit tuaj se dëshironi të diskutoni në lidhje me pagesën. Ju nuk keni nevojë që ta thërrisni në mënyrë eksplicite atë në një takim rreth negocimit të pagesës, vetëm duke diskutuar për rolin tuaj në kompani do t’i jepni shefit tuaj të kuptojë se po flisni për para.

  • Hyni në zyrë me një qëndrim pozitiv

Pozitiviteti është infektues. Përpara diskutimit, bëni diçka që ju kthen humorin pozitiv dhe ju qetëson nervat.

  • Theksoni mirënjohjen, entuziazmin dhe vlerat tuaja

Të gjithë ekspertët pajtohen se një negocim nuk është një takim egocentrik – duhet të kaloni kohë duke theksuar atë që ju i sillni kompanisë. Nuk duhet të përsërisni vazhdimisht ‘unë, unë, unë’. Menaxheri juaj do të preferonte të dëgjonte se si po kontribuoni në kompani. Është shumë më ekonomike të mbash një talent i madh sesa të humbwsh dikë dhe të fillosh rekrutimin nga e para.

  • Përshkruani arritjet tuaja

Kur flisni me dikë për shifrat – qoftë shefi apo burimet njerëzore – duhet të jeni të përgatitur t’i përgjigjeni pyetjes, “Pse tani?” Përpiloni arritjet dhe projektet që tregojnë vlerën tuaj të drejtpërdrejtë. Duhet të jeni në gjendje të tregoni se pse jeni të rëndësishëm për biznesin.

  • Njihni pikat e forta dhe dobësitë tuaja

Negociatorët më të mirë janë të vetëdijshëm. Ata e kuptojnë se ku shkëlqejnë në kompani, si dhe gjërat që duhet të përmirësojnë. Jo vetëm kaq, por ata gjithashtu kanë “një plan veprimi për adresimin e mangësive të tyre.” Çdo njeri ka të meta, por nëse kontrolloni në mënyrë rutinë punën tuaj dhe përmirësoni ato dobësi, menaxheri juaj do të kujtohet gjatë shqyrtimit të pagës.

  • Dini se ku të heshtni

Pasi të paraqisni shifrën tuaj, uluni dhe mos thoni asgjë. Shumë herë, njerëzit fillojnë të përpiqen të mbushin atë heshtje dhe të përfundojnë me biseda të dyfishta ose të kërkojnë falje për pyetjet dhe kjo thjesht dobëson mesazhin tuaj. Pyesni për atë që dëshironi dhe pastaj prisni përgjigjen tuaj. Ajo që duhet është një qasje e qartë dhe e drejtpërdrejtë.

Lexoni: A duhet t’ja thoni kolegëve pagën tuaj?

burimi: RealSimple

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0