Si të ndaloni përdorimin e fjalëve plotësuese si “atëherë”, “ëm”, “dmth” gjatë fjalimit tuaj? - Business Magazine Albania

Si të ndaloni përdorimin e fjalëve plotësuese si “atëherë”, “ëm”, “dmth” gjatë fjalimit tuaj?


Shpesh herë na e vënë në dukje që gjatë fjalës sonë themi vazhdimisht fjalë plotësuese, pasi tashmë kjo është bërë pjesë e zakonit tonë të të folurit, si për shembull, “atëherë”, “ëm”, “dmth”.

Ndërsa përdorimi i moderuar në një mjedis të rastësishëm mund të jetë i dobishëm, këshillohet të shmangni përdorimin e tepruar, veçanërisht në një mjedis profesional. Nëse jeni duke përdorur shumë fjalë plotësuese, është koha ta ndaloni këtë zakon.

Lexoni: A e dini se njerëzit e gjykojnë inteligjencën tuaj në bazë të tonit të zërit dhe sesa shpejt flisni?

Në një mesatare ne i përdorim këto fjalë të paktën 3 herë në 100 fjalë që flasim. Kjo mënyrë bën që çdo folës të duket si jo professional dhe madje pak i çuditshëm, kështu që ka ardhur koha që ju ta largoni këtë zakon jo të mirë të të folurit.

  • Metoda me duartrokitje

Së pari, zbuloni se sa shpesh ju i përdorni këto fjalë plotësuese me metodën e duartrokitjes.

Kërkojini dikujt që është i afërt me ju që të trokasë duart sa herë që përdorni një fjalë plotësuese. Kjo mund të duket e çuditshme në fillim, por me kohën do të mësoheni me të dhe ju do ta keni më të thjeshtë që të kuptoni se sa fjalë plotësuese përdorni gjatë bisedave tuaja të përditshme.

  • Metoda e regjistrimit të vetes

Nëse ndiheni jo komfortë që t’i kërkoni dikujt që të trokasë duart, ju mund të regjistroni veten me telefon gjatë një bisede. Më vonë dëgjojeni veten për të parë se sa fjalë plotësuese keni përdorur gjatë bisedës.

Si mund ta rregulloni këtë gjë?

Në shumicën e rasteve, njerëzit përdorin fjalët plotësuese në mënyrë që të kenë kohë për mendimet e tyre. Në ato momente në vend që të përdorni fjalët plotësuese, përpiquni të bëni një pauzë të shkurtër.

Paula Statman, trajnere për të folurin thotë se: “Duhet të trajnoni veten që të toleroni një pauzë më të gjatë dhe t’i thoni vetes se ju nuk do të humbni vëmendjen dhe respektin e njerëzve të tjerë.”

Është gjithashtu e rëndësishme që të menaxhoni ankthin kur ju flisni. Shumica e njerëzve përdorin fjalët plotësuese në mënyrë të pandergjegjshme kur flasin në publik që të fshehin ankthin dhe sikletin e tyre.

Lexoni: Si të paguhesh për të dhënë fjalime në publik?

Kur flsni në publik ose kur bëni një prezantim mundohuni që të fokusoheni se si fjalët tuaja do të ndihmojnë audiencën.

Dhe mos harroni praktika ju bën perfektë. Sa më me vetëbesim të jeni gjatë fjalimit tuaj, aq më pak fjalë plotësuese do të përdorni gjatë prezantimit tuaj. Herën tjetër që do të keni një prezantim “ëm” ju duhet … “dmth” të praktikoheni.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0