Si të mos zëvendësoheni nga robotët! - Business Magazine Albania

Si të mos zëvendësoheni nga robotët!

Si të mos zëvendësoheni nga robotët!

Për vite me radhë besonim se inteligjenca artificiale (IA) nuk do të na rrezikonte punën – thjesht do t’i ndihmonte punpnjësit të kryenin më mirë detyrat e tyre. Por IA nuk është më vetëm një mjet; ajo po zëvendëson në heshtje detyrat që dikur kryheshin nga njerëzit, nga caktimi i takimeve deri te shkrimi i raporteve e më gjerë.

Kërcënimi i vërtetë nuk janë vetëm të tjerët që përdorin IA – është vetë IA, duke automatizuar proceset e punës nga fillimi në fund. Dhe ja paradoksi: sa më shumë të mbështeteni te IA për të rritur produktivitetin, aq më shumë rrezikoni të bëheni të zëvendësueshëm. Efektiviteti ju shndërron në një shabllon  i lehtë për t’u kopjuar, i lehtë për t’u automatizuar. Pra, mos prisni që drejtuesi të ripërcaktojë rolin tuaj. E ardhmja u përket atyre, që përdorin IA jo vetëm për të bërë më shumë, por për t’u bërë më të mirë.

Dhjetë mënyra për të shmangur automatizimin nga IA

Riinvestoni kohën e kursyer nga IA në detyra me vlerë më të lartë, të përqendruara te njeriu
Përdorni automatizimin për të eliminuar mundin, por shpenzojeni atë kohë të fituar për të thelluar marrëdhëniet me klientët, me kolegët ose duke zgjidhur problemet që kërkojnë empati ose gjykim.

Lidhni boshllëqet e komunikimit
Veproni si përkthyes midis ekipeve teknike dhe jo-teknike. IA ende ka vështirësi me nuancat, humorin dhe leximin e emocioneve.

Kombinoni aftësitë në mënyra unike dhe strategjike
Fitoni njohuri dhe përvojë në fusha të ndryshme, duke e bërë të kopjoheni.

Bëhuni të paparashikueshëm
Rutina dhe parashikueshmëria janë lehtësisht të automatizuara. Krijoni ndryshueshmëri në detyrat tuaja. Eksperimentoni. Ndërthurni disiplinat. Shtoni kompleksitete që IA nuk mund ta modelojë lehtë.

Lexo edhe:”Lufta për milionerët”, si Europa po bëhet parajsë fiskale për të pasurit

Forconi inteligjencën emocionale
Kultivoni empatinë, këmbënguljen, përshtatshmërinë dhe aftësinë për të zgjidhur konfliktet – aftësi thelbësore njerëzore që janë ende shumë larg mundësive të IA.

Zhvilloni njohuritë në fusha të veçanta
Krijoni ekspertizë ku konteksti, nuanca, interpretimi kanë rëndësi – fusha të veçanta (niche) ku edhe Inteligjenca artificiale has pengesa, për shkak të mungesës së bazës në botën reale, si këshillimi, puna sociale etj.

Investoni në ‘markën’ tuaj personale
Shkruani, flisni dhe ndani mendimin tuaj. Vizibiliteti krijon mundësi. Njerëzit punësojnë dhe mbajnë ata që njohin, jo shabllone që mund t’i zëvendësojnë.

Zotëroni mjetet e IA në fushën tuaj
Mos konkurroni me IA – promovojeni atë. Mësoni njohuritë mbi inteligjencën artificiale në fushën tuaj. Njerëzit që i kuptojnë mjetet a IA kanë më pak gjasa të zëvendësohen prej tyre.

Bëhuni elementi njerëzor në ciklin e punës
IA shpesh ka nevojë për mbikëqyrje njerëzore – redaktim, rafinim, vlerësim. Këto aftësi janë gjithnjë e më të vlefshme.

Qëndroni kurioz dhe të përshtatshëm
Trajtojeni këtë epokë jo si një ndryshim teknologjik, por si një revolucion njohës. Aftësia juaj për të çmësuar dhe për të rimësuar do të jetë më e rëndësishme se çdo grup aftësish statike.

Evoluoni më shpejt se mjedisi

Ju duhet të evoluoni më shpejt se mjedisi që ju rrethon. Kjo do të thotë të përqafoni IA si një mjet, edhe pse kultivoni në mënyrë aktive pjesët e vetes, që IA nuk mund t’i prekë. Mëso të bëheni një version më pak i parashikueshëm dhe më krijues i vetes ose bëhuni gati të përballeni me automatizimin. Tani për tani, e keni ende në dorë të zgjidhni.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0