Si të merrni maksimumin nga çdo përvojë pune

Si të merrni maksimumin nga çdo përvojë pune


Çdo punë në të cilën angazhoheni ka një vlerë, nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një seminar, një punë me kontratë të shkurtër apo me kohë të plotë në afat të gjatë. Edhe punët të cilat nuk ju kanë pëlqyer në njëfarë mënyre kanë qenë të dobishme.

Ju mund të mësoni më shumë nga një përvojë e keqe, se sa një përvojë pozitive. E mirë apo e keqe, çdo punë që ju paraqitet, është një mundësi për të mësuar diçka të re. Ndoshta ju do ta urreni punën, por në fund do të mësoni diçka. Ndoshta ju nuk jeni duke i kuptuar ato që po mësoni, por ndonjëherë ato mund t’i kuptoni edhe vite më vonë. Gjithçka varet në mënyrën se si i shikoni gjërat.

Lexo:  3 hapa të fuqishëm për të gjetur punën që dëshironi

Mos e nënvlerësoni përvojën
Ndonjëherë do ta gjeni veten në një punë që e ndieni se nuk do t’ju çojë askund. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur ju sapo e keni nisur karrierën tuaj apo nëse aktualisht po punoni në një pozicion pune më të ulët krahasuar me punën tuaj të mëparshme. Në të vërtetë ju jeni duke mësuar apo duke zhvilluar aftësi në këto punë, të cilat do t’i merrni me vete në rrugëtimin e karrierës suaj. Sfidoni veten për të zbuluar se cilat janë këto aftësi dhe do të kuptoni se sa shumë keni fituar, nga çdo përvojë pune që keni pasur. Mendoni për punën tuaj të parë. Nëse keni qenë i mbingarkuar apo i nënpaguar, por ju keni mësuar disa nga mësimet më të vlefshme në gjithë karrierën tuaj. Këto janë leksione që do t’ju shërbejnë shumë në çdo punë të ardhshme që do të bëni.

Merrni si anët e mira edhe ato të këqija

Asnjë punë nuk është e përsosur, do të ketë gjithnjë momente të këqija bashkë me ato të mira. Për çdo moment negativ, përpiquni të gjeni një moment pozitiv që e plotëson. Ju duhet të kuptoni leksionin që mund të mësoni nga një përvojë negative dhe të mos lejoni që kjo gjë të përsëritet në punën e ardhshme. Duke analizuar anët negative, ju do të nxirrni mësime me vlerë.

Bëjini vetes dy pyetje
“Çfarë po bëj mirë?” dhe “Çfarë mund të bëj më mirë?. Këto dy pyetje do t’ju ndihmojnë të përfitoni më shumë nga përvoja juaj e punës. Përgjigjet e këtyre dy pyetjeve do t’ju ndihmojnë të bëni një shikim retrospektiv të ecurisë suaj në vend që ta përqendroni gjithë vëmendjen tek puna. Është e thjeshtë t’ia hedhësh gjithë fajin punës, por ka gjithnjë diçka që ju mund të përmirësoni në punën tuaj. Ju do t’i shikoni gjërat më qartë nëse e përqëndroni vëmendjen te vetja dhe performanca në punë.

Lexo: Nuk ke eksperiencë? Ja si mund të kërkosh për punë.

Nëse jeni të frustruar nga ndonjë aspekt i veçantë në punë, mendoni shkakun. A është diçka të cilën mund ta kontrolloni? Nëse po, përpiquni të kuptoni se çfarë duhet të bëni për të përmirësuar situatën. Me përmirësimin e vetvetes, do të ndiheni më pak i frustruar. Nëse është diçka që nuk mund ta kontrolloni, nuk ia vlen të shpenzoni energji mendore dhe është diçka në të cilën ju nuk duhet të përqëndroheni. Nëse puna në vetvete nuk është e bezdisshme, mendoni se çfarë mund të bëni për ta bërë më të mirë. Është e rëndësishme që të jeni gjithnjë mendjehapur në çdo punë që merrni përsipër. Aftësitë që ju zhvilloni në çdo punë do të qëndrojnë gjithnjë me ju në gjithë karrierën tuaj.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0