Si të humbësh peshë vetëm me dy mënyra...Madje dhe të shëndetshme.

Si të humbësh peshë vetëm me dy mënyra…Madje dhe të shëndetshme.


Shkruar nga Kostandin Feshti

Të gjithëve na vjen një moment ku duam të bëjmë ndryshime tek vetja. E ndryshimet më të mëdha i dedikohen peshës.

Pesha e tepërt nuk shkakton tek ne vetëm pasiguri psikologjike. Ajo bëhet objekt se si njerëzit po na shikojnë, apo nëse njerëzit po na paragjykojnë dhe thonë “Ku shkon ky/kjo kështu?!”.

Por, sigurisht, pesha e tepërt, efekte më të mëdha e më të dëmshme i ka tek shëndeti ynë. Tek ai shëndeti për të cilin shkojmë e vizitohemi tek doktori. Të jesh mbipeshë nuk ka ndonjë problem të madh deri në momentin kur ky shëndet i tepërt fillon të të shkaktojë probleme në zemër, veshka, mëlçi etj.

Por, pse të presim këtë moment për të ndryshuar diçka që duhet ndryshuar, për të mirën tonë.

Nuk besoj tek dietat ekstreme apo ushqimet me proporcionet sa një gjilpërë. Por, besoj tek këto dy mënyra hollimi:

  1. Aktiviteti Fizik

Nuk jam unë i pari që e thotë këtë gjë. Por, pasi e provova vetë e besoj si një fakt totalisht të vërtetë. Aktiviteti fizik mbi të gjitha të forcon. Jo vetëm duke të dhënë muskuj, por të forcon dhe organizmin e brendshëm, duke të “trajnuar” për të përballuar më shumë ngarkesa dhe për të qënë më i shkathët. Më pas, aktiviteti fizik të djeg dhjamin dhe madje arrin në pikën ku të tonifikon dhe trupin duke të bërë të dukesh si një “fit person” i vërtetë.

Lexoni: 5 Rregullat e të ushqyerit mirë

  1. Të ngrënit shëndetshëm dhe çdo vakt.

Të hash vetëm një vakt në ditë apo të hash vetëm një sallatë, nuk do të thotë se do të të hollojë apo do të të ofrojë një trup të shëndetshëm, pasi organizmi ka nevojë të ushqehet. Këtu hyn në lojë “të ngrënit shëndetshëm”.

Në qoftë se doni të humbisni peshë, por në të njëjtë të kohë mos ndiheni vazhdimisht nën trysnin e të humburit peshë, ushqehuni me të gjitha ushqimet. Hani edhe mishin, hani edhe patatet e skuqura, por rrallë herë, pasi mos harroni që po mundoheni të humbisni peshë. Pra, mos e privoni veten nga ushqimet, por krijoni një axhendë të ngrëni dhe mos e teproni me masën e ushqimit.

Lexoni: Ushqehemi shëndetshëm?! Ndiqni këto këshilla

Në momentin që ndiheni të ngopur, çohuni nga tavolina dhe mos vazhdoni më, pasi i shkaktoni vetes dëme të panevojshme. Dhe nëse keni arritur një pikë ku duhet të dobësoheni shpejt, pasi keni arritur një pikë ku nuk mban më, iu rekomnadoj perimet. Perimet e ziera janë një zgjidhje e shëndetshme për t’u holluar shpejt, por të shoqëruara me produkte si mishi i bardhë i pulës ose peshku (salmoni është një zgjedhje ideale). Në këtë formë, nuk do të keni ndjesinë e urisë, por në të njëjtën kohë as sikur e tepruat.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0