Si të evitosh gabimet e negociatave të këqija kur je sipërmarrës i ri? - Business Magazine Albania

Si të evitosh gabimet e negociatave të këqija kur je sipërmarrës i ri?


Kur je një sipërmarrës, gati çdo gjë është një negociatë në vetvete. Ti negocion me këdo: nga klientët te partnerët dhe madje edhe me punonjësit ndonjëherë. Negocimi është një pjesë thelbësore e eksperiencës sipërmarrëse. Për fat të keq, shumë sipërmarrës bien viktima të gabimeve që i bëjnë ata negociatorë jashtëzakonisht të dobët.

Gjatë pesë viteve të mia të kaluara si CEO i BodeTree, nuk kam qenë vetëm dëshmitar i këtyre gabimeve, por kam bërë edhe vetë disa prej tyre. Për fat të mirë, nuk është kurrë tepër vonë për të identifikuar këto lloj gabimesh dhe për të ndryshuar drejtim. Këtu janë tri arsyet kryesore se përse po dështon si negociator dhe se si t’i kapërcesh ato.

Je lakmitar

Asgjë nuk mund ta devijojë më shumë një negociatë se sa lakmia. Nëse një palë kërkon shumë ose është shumë agresive, marrëdhëniet ndërmjet palëve të përfshira hidhërohen dhe negociatat mund të marrin të tatëpjetën. Unë besoj shumë te një shprehje “asgjë personale, vetëm biznes.” Të gjithë bizneset janë personale dhe emocionet janë të shumta. Është e natyrshme që njerëzit të mbivlerësojnë vlerën e produktit të tyre, pozicionin ose kontributin në një negociatë. Duhet një aftësi e veçantë të njohësh sjelljen lakmitare dhe ta ndalosh atë para se të dalë jashtë kontrollit tënd. Ky stil negocimi mund të jetë i vështirë për t’u mjeshtëruar, sepse pavarësisht se sa shumë që ti përpiqesh, emocionet në mënyrë të pashmangshme influencojnë veprimet e tua. Tundimi për ta “shtydhur” partnerin për një marrëveshje më të mirë në favorin tënd, ose të dalësh “fitimtar” në negociatë mund të jetë e fortë dhe kërkon një sens të fortë të vetëdijshmërisë dhe përulësisë për t’i rezistuar.

Ti nuk kupton tipin e negociatave në të cilat je

Ka dy lloje negociata që liderat hasin shpeshherë. I pari është ai që unë e përshkruaj si negocimin e aseteve, i cili është zakonisht një ngjarje që ndodh një herë vetëm duke rezultuar në fitimtarë dhe humbës neto. Një shembull i mirë i këtij lloji të negociatave është shitja e një aktivi si pjesë e një pajisje. Në këtë situatë, shitësi kërkon të maksimizojë çmimin e paguar me të gjitha kushtet dhe nuk i interesojnë implikimet aftagjatë të marrëveshjes. Negociatorët janë të shtyrë për ta parë situatën si një lojë “zero” ku dikush fiton dhe tjetri humb, e cila natyrisht të çon në një shkëmbim më agresiv.

Lloji i dytë i negociatave, ku të dyja palët e përfshira duhet të mbajnë një marrëdhënie pune gjatë pas përfundimit të negociatave, është më kompleks dhe për këtë arsye, përfshin një përqasje më të sofistikuar. Është e rëndësishme të mbahet mend se aktivet e paprekshme si besimi, respekti dhe admirimi kanë vlerë të jashtëzakonshme në biznes dhe duhet të merren parasysh në strategjinë e negociatave dhe duhet të mbrohen me çdo kusht.

Luan “kumar” me gjëra të cilat nuk mund t’i përballosh po humbe

Kur luani bejzboll me një palë tjetër, duhet të kuptosh se ata thjesht nuk mund dhe vetëm të largohen. Kjo mund të jetë paksa delikate kur vjen fjala për marrëdhëniet strategjike, sepse shpeshherë ka kosto të rëndësishme dhe dhimbje që shoqërohen me një shpërbërje të mundshme. Gjithsesi, ka një pikë në negociata ku dhimbja e shpërbërjes është e preferueshme ndaj një rezultati të padrejtë. Nëse një marrëdhënie është vërtet zemra e suksesit si një organizatë, ti duhet të kalisësh dëshirën për të luajtur bejzboll ose rrezikon të humbasësh gjithçka.

Kur vjen fjala për negociata, sipërmarrësit janë zakonisht armiqtë më të këqinj të vetes së tyre. Gabimet që vijnë si pasojë e egos e bëjnë procesin më të dhimbshëm nga ajo që mund të jetë. ki parasysh se negociatat e suksesshme kërkojnë tri gjëra. E para, nuk ka vend për sjelljet lakmitare në negociatat e suksesshme. Së dyti, të dyja palët duhet të kuptojnë natyrën e negociatave vetë, nëse duhet të punoni bashkë për të ecur përpara, negociata nuk mund të jetë një e tillë ku njëra palë fiton gjithçka, dhe tjetra humbet. Dhe së fundmi, mbajtja e perspektivës mbi atë se nga çfarë je i gatshëm ose jo për të hequr dorë është e paçmueshme. Shpeshherë njerëzit qëndrojnë shumë rehat në një marrëdhënie dhe përpiqen të përfitojnë sa më shumë në një negociatë. Kur kjo ndodh, ka rrezik që të humbasin çdo gjë, dhe ky është rezultati më i keq i mundshëm.

 

/Shkruar nga Chris Myers dhe publikuar nga Forbes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0