Si të drejtojmë Focus Groups *: Ja shembulli i kompanisë ‘Seagate’ - Business Magazine Albania

Si të drejtojmë Focus Groups *: Ja shembulli i kompanisë ‘Seagate’


Vitin e shkuar, drejtuesit ekzekutivë të Seagate, një furnizues lider i hard drives dhe storage solutions, kuptoi se dinte shumë pak për një treg ‘target’ shumë të madh: studentët e universiteteve.

Përse pikërisht studentët e kolegjit do të thoni ju? Sepse ata janë e ardhmja dhe ne duam që ata të na shohin në të ardhmen e tyre. Sot njerëzit krijojnë dhe mbledhin një mori  të dhënash dhe nevojitet ruajtja e tyre diku. Seagate dëshiron të sigurohet se produktet e saj janë ato që duan njerëzit. Kështu për të kuptuar më mirë atë grup klientësh potencialë, Seagate filloi të mirëpresë focus groups në universitetet e Bay Area për të mësuar për zakonet e blerjes, ndërgjegjësimit rreth brandit dhe perspektivat e studentëve të universiteteve në lidhje me teknologjinë e konsumatorëve.

Çfarë e bën një brand më tërheqës se tjetrin? A është çmimi faktori më i madh apo janë shërbimet më të rëndësishme? A përdorin ata hard drives apo preferojnë cloud storage? Çfarë lloj përmbajtjeje ruajnë ato në kompjuterat e tyre?


Çdo sesion u moderua nga një profesor biznesi dhe studentët nuk e dinin se kush kompani po e drejtonte fokus grupin, kështu përgjigjjet ishin neutrale dhe të pafiltruara. Profesori i drejtoi studentëve një seri pyetjesh që adresonin trendin e gjërë të teknologjisë dhe zakonet e blerjes, tabletët, smartfonët dhe laptopët për shembull, para se e gjithë vëmendja të drejtohej tek nevojat për ruajtjen në kompjuterat e tyre. Grupet e studentëve e lejuan Seagate të merrte mendimet e tyre për ruajtjen e informacionit në bazë ditore si në shkollë ashtu edhe për përdorim personal ndërsa dhanë informacion se si të përmirësohen produktet dhe të përmirësohen strategjitë e marketingut dhe të PR.

Kërkoni të bëni të njëjtën gjë me focus grupin tuaj? Ja disa nga hapat që mund të ndërmerrni për të përgatitur një program.

1. Përvijoni objektivat e kërkimit tuaj.

– Vendosni rregulla për të gjithë pjesëmarrësit.
– Sigurohuni se të gjithë pjesëmarrësit e dinë se përgjigjjet e tyre rregjistrohen dhe se ato do të paraqiten më pas.
– Shpjegoni se çfarë informacioni do të doni të merrni dhe për çfarë qëllimi.
– Diskutoni rreth shërbimeve ose përfitimeve të caktuara të cilat ju do të donit t’i nxirrnit në pah.
– Sigurohuni që të përfshini tema që janë të gjëra me qëllim stimulimin e debatit.

2. Zgjidhni një moderator për sesionin tuaj
– Moderatori duhet të jetë neutral, të shmangë ndikimin në bisedë dhe të stimulojë pjesëmarrje dhe përfshirje.
– Moderatori duhet të kuptojë qëllimet e focus group.
– Moderatori duhet të jetë me eksperiencë në këtë fushë.
– Anonimati i kompanisë është i rëndësishëm. Sigurohuni që moderatori nuk e përmend emrin e kompanisë përgjegjëse për focus group.

pjesemarres

3. Zgjedhja e pjesëmarrësve
– Në varësi të informacionit që kërkoni të merrni, ju do të dëshironi të keni një pjesëmarrje të gjërë demografike. Nëse kërkoni studentë, ju do të doni ti kini nga nivele, klasa dhe gjini të ndryshme.
– Moderatori nuk duhet ti njohë pjesëmarrësit personalisht.
– Focus groups nuk duhet të ketë më shumë se 15 pjesëmarrës. Ndonjëherë njerëzit ndihen jo rehat kur ka shumë pjesëmarrës. Duhet të jetë një bisedë interaktive, e hapur e cila tenton të jetë rezultat i grupeve më të vogla.
– Pjesëmarrësit nuk duhet të hiqen nga lista sepse ato nuk kanë eksperiencë apo njohuri rreth produktit ose shitësit tuaj. Shpesh pjesëmarrës të tillë japin mendimet më të mira.

4. Zgjidhmni vendin e duhur
– Vendi ku zhvillohet focus group duhet te jete konfidencial, me qëllim që pjesëmarrësit të ndihen rehat në atë masë që mund të ndajnë mendimet e tyre pa u merakosur për ata që mund ti shohin rrotull.
– Sigurohuni se vendi i zgjedhur i lejon të gjithë pjesëmarrësit të shohin dhe të përballen me njëri tjetrin. Duke parë të gjithë pjesëmarrësit, ato bashkëpunojnë më mirë.
-Sesionet nuk duhet të jenë të gjata më shumë se dy orë, kështu grupi mund të qëndrojë i përqëndruar dhe në linjën e duhur.

5. Ofroni një përmbledhje në fillim të sesionit
– Jepni sa më shumë kontekst dhe background që të mundeni në fillim të sesionit për të ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë qëllimin e focus group dhe se si do të përdoren rezultatet.
– Siguroni të falenderoni anëtarët e grupi për pjesëmarrjen e tyre.

6. Përmbyllni sesionin e focus group
– Para se ta mbyllni sesionin, i  pajisni pjesëmarrësit me një anketim të shkurtër për të mbledhur mendime, komente dhe informacion lidhur me çfarë pëlqyen dhe çfarë jo rreth sesionit.
– Falenderojini përsëri pjesëmarrësit dhe përsëritni se për çfarë do të përdoren të dhënat e gjetura.
– Përgjigjuni ndonjë pyetjeje që mund të kenë pjesëmarrësit.
– Pasi sesioni përfundon, moderatori duhet të paraqisë një raport me shkrim kompanisë.

* Focus group – Ky term përdoret në fushën e kërkimeve të tregut. Kjo fjalë përdoret kur kemi një grup njerëzish midis 4 dhe 15, të cilët nën drejtimin e një moderatori, përqëndrohen dhe diskutojnë rreth një produkti apo çështje të caktuar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0