Si të bëni 1 milionë $ në një vit me një mënyrë të 'thjeshtë'? - Business Magazine Albania

Si të bëni 1 milionë $ në një vit me një mënyrë të ‘thjeshtë’?


Në fakt, nuk është edhe aq e lehtë. Por me një ide të mirë dhe punë, është plotësisht e mundur dhe kjo është ajo që ka rëndësi.

Disa qëllime të duken gati të pamundura derisa ulesh dhe kupton se si mund të realizohen.

Ju duhet t’i merrni veç e veç çdo pjesë përbërëse, t’i kuptoni ato dhe atëherë t’i përshtasni në jetën tuaj.

Bërja e parave nuk është shumë e ndryshme nga sa thamë më sipër. Duke lënë mënjanë disa gjëra, nuk do të “bëheni” milioner.

Nuk do iu ndodhë që një ditë të “bien” disa para në llogarinë tuaj bankare nga një milioner Fairy Godmother duke iu thënë, “Oh hey … këtu janë milionat tuaj. Na vjen keq për vonesën, kemi qenë të zënë gjithë mëngjesin duke kontrolluar milionat e të tjerëve!”

Është një proces gradual që fillon me një ide të mirë.

Kjo ide nuk duhet të jetë diçka origjinale – duhet të jetë diçka që njerëzit e tjerë në fakt duan ose kanë nevojë për të. Diçka që ju pëlqen mjaftueshëm për ta bërë çdo ditë pa u ndalur.

Pastaj këtu është rrengu … ju duhet ta bëni atë Çdo Ditë të Vetme.

Ju gjeni një mënyrë për të ndihmuar njerëzit e tjerë me atë gjë. Ju i ndihmoni ata aq shumë sa që ata ua tregojnë miqve të tyre. Dhe miqtë e tyre miqve të tyre.

Ju filloni duke bërë disa para dhe pastaj pak më shumë … dhe pastaj pak më shumë çdo ditë – derisa një ditë ju shikoni që ajo pak është bërë shumë.

Dhe kur shikoni të gjithë njerëzit që keni ndihmuar – e kuptoni se numri është shumë, shumë.

Në rast se e keni humbur atë, këtu është formula: ju duhet të ndihmoni shumë njerëz për të bërë shumë të holla.

Për të bërë 1 milionë $ në vit, ju duhet të ndihmoni kaq shumë njerëz që puna juaj të gjenerojë rreth 2.740 $ për çdo ditë. ($ 1.000.000 / 365 ditë = $ 2,739.73)

Kjo mund të duket e pamundur, por mendojeni përsëri. Po në qoftë se çdo person që keni ndihmuar ju jep 1 $? Do iu duhet të ndihmoni ~ 2700 njerëz.

Nëse të gjithë që keni ndihmuar ju japin $ 2 … tani duhet të ndihmoni vetëm ~ 1400 njerëz.

Imagjinoni nëse ju japin $ 5 … ose $ 10! Numri i njerëzve që ju do të duhet të ndihmonit do të ulet.

A po filloni të kuptoni sesi funksionon?

Kështu që këtu është marrëveshje: Ju dëshironi që të bëheni një milioner në vetëm një vit? Do t’iu duhen 2.740 $ sot, nesër dhe 363 ditë pas kësaj.

Çdo gjë që dëshironi në këtë botë mund të jetë e juaja, nëse vetëm do e copëtonit atë në pjesë të vogla. Tani që e keni të qartë, është koha për të gjetur njerëzit që kanë nevojë për ndihmën tuaj.

 

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0