Si të bëjmë blerje të zgjuara në fushën e higjienës - Business Magazine Albania

Si të bëjmë blerje të zgjuara në fushën e higjienës

~4 minuta lexim

Jemi një një periudhë sfiduese për të gjithë sipërmarrjen private. Përjashtuar pak sektorë ku janë nxitur shpenzimet për shkak të Covid (si industria ushqimore pjesërisht dhe mjeksia) shumë fusha të tjera po përballen me ulje të fortë të shitjeve.

Turizmi është një prej tyre. Kapaciteti i frekuentimit në rastin më të mirë arriti 50% dhe dimri përpara do ta ulë shumë më tepër këtë fluks. Në të njëjtën kohë, këtij sektori shërbimi i kërkohet vëmendje e shtuar në higjienë pikërisht për shkak të pandemisë.

Pandemia mbërriti në një periudhë kur tregu ende nuk është konsoliduar. Administratorët e hoteleve dhe restoranteve mund të vijojnë të furnizohen në tregje të hapura, apo në supermarket për të gjitha solucionet që lidhen me higjienën.

Por në fakt, a jemi aq të pasur sa të blejmë lirë?!

Unë dua t’ju sjell më poshtë disa këshilla praktike për blerje të zgjuara në fushën e higjienës. Kjo vlen për sipërmarret po aq sa për familjet.

Mos rend pas çmimit të ulët. Nuk mungojnë lajmet kur janë sekuestruar sasi detergjentësh të prodhuar në bodrume. Ku mund ta gjeni sigurinë e prodhimeve anonime dhe të lira? Në rastin më të mirë ato nuk kryejnë funksionin për të cilin i keni blerë. Në rastin më të keq mund të sjellë dëme shëndetësore tek ju apo tek klienti.

Lexo: Maksimizimi i shitjeve: Një pamje e parimeve dhe praktikës së saj

Bëni raportin sasi-çmim. Furnizimet e specializuara mund të jenë në paketime më të mëdha e rrjedhimisht me çmim më të lartë. Por, në të njëjtën kohë, pajisja është më e qëndrueshme dhe solucioni parashikohet të përdoret në doza më të vogla për të dhënë efektin e njëjtë (madje më të mirë) se një dozë më e madhe e produkteve të tregut të hapur.

Krijoni marrëdhënie të qëndrueshme e profesionale. Vajtja e pjesëtarëve të stafit në market për të blerë detegjentë nuk është profesionale. Juve ju duhet një kontratë afatgjatë me një furnitor që nuk ju lë në baltë. Kështu nuk do të keni surpriza për blerje në moment të fundit. Në të njëjtën kohë, ju mund të negocioni çmimin, e të përfundoni ndoshta edhe në blerje më të lira se ato në supermarket apo në tregune hapur. Në blerje më të mira do të arrini sigurisht.

Kini parasysh klientin. Nëse ndërmerrni të gjithë hapat më lart, ju jo vetëm nuk keni shpenzuar më shumë. Keni hequr stresin e blerjeve të shpeshta, të pasigurta dhe në vende të ndryshme. Por në të njëjtën kohë, keni krijuar një profil profesional para klientit. Ai e ndien dhe e shikon produktin që përdoret, cilësinë, efektin. Për më tepër, ndërtimi i marrëdhënieve me kompani të specilaizuara mund t’ju sigurojë produkte të personalizuara si kartpecetat.

Të gjitha produktet e higjienës, për shërbimin hotelier, sipërmarrje, por edhe familje mund t’i gjeni tek AlbSolution. Ajo është kompania e tregtimit të produkteve miqësore me mjedisin. Produkte të brandeve ndërkombëtare, për të cilat Albsolution ka eksluzivitetin mund të porositen edhe online pranë kësaj kompanie.

Rigers Rusi, Administratori i AlbPastrim sh.p.k.

blerje të zgjuara

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0