Si të arrini pavarësinë financiare për 10 vitet në vazhdim - Business Magazine Albania

Si të arrini pavarësinë financiare për 10 vitet në vazhdim


Kjo është një ndërhyrje! Po iu them se kam gjetur zgjidhjen për çdo problem financiar dhe sfidë që jeta na ofron. Zgjidhja mban emrin Pete Adeney, ose siç e njohin ndryshe Mr. Money Mustache (MMM), (Z. Pasanik me Mustaqe), dhe ai ka blogun më të mirë në internet për paratë në internet.

MMM është një nga burrat që mësoi të vija në lëvizje startup-in tim. Ai ka rreth dy milionë lexues, dhe kur ata ndjekin leksionet e tij për rreth dy vjet, ata arrijnë një “liri” financiare dhe mund të bëjnë çfarë të duan me jetën e tyre – pa patur stresin e rrogës. Për shembull:

1. Të largohen nga puna dhe të nisin një kompani të tyren

2. Të largohen nga puna dhe të udhëtojnë për muaj me rradhë

3. Të largohen nga puna, të bëjnë pushim, dhe të kalojnë kohë pranë familjes

4. Të largohen nga puna, të bëjnë pushim, dhe të fokusohen te pasionet e tyre

5. Të largohen nga puna dhe të gjejnë një punë që e pëlqejnë pavarësisht nga rroga

6. Të mos largohen nga puna sepse ata e duan punën që bëjnë por të mos mos stresohen më për paratë

E di për çfarë po iu flasë sepse pikën 1 dhe 2 unë i arrita para 5 vitesh, dhe MMM arriti pikat 3 dhe 4 para 10 vitesh në moshën 30 vjeçare me një rrogë mesatare pa ndonjë të papritur financiare. Dhe ai nuk jeton poshtë urës; ai ka një shtëpi të mahnitshme në një lagje shumë të bukur. Dhe të gjitha këto i ka arritur vet pa strese të tepërta.

Liria financiare brenda një periudhe 10 vjeçare kërkon tre vendime:

Vendimi #1 : Ndryshimet e vogla në zakonet e tuat të shpenzimit të parave nuk do të ndikojnë absolutisht në lumturinë tënde të përditshme, por paratë që kurseni do të thyejnë prangat e skllavërisë nga rroga, dhe kjo do të ketë një ndikim pozitiv në lumturinë tuaj. MMM thotë se ti je i ulët, minimalist, apo i ekzagjeruar. Ka të bëjë më shumë me përdorimin e logjikës dhe shkencën për të dizenjuar një jetesë mesatare në mënyrë që të jetoni më të lumtur.”

Vendimi #2 : “Lumturia rrjedh nga shumë burime, por asnjë nga këto burime nuk përfshin makina apo çanta të reja.” Po, Mik i Dashur, makinat e reja Europiane të sjellin lumturi. Por 1.800 dollarë mesatarisht për qeranë do të të kushtojë 273,682 dollarë për 10 vitet në vazhdim. Kjo do të të afrojë më shumë me lirinë financiare, e cila do të bëjë akoma më të lumtur. Hiq dorë nga qeraja për makinat luksoze dhe kënaqu me një Camrys të përdorur super të fortë për vetëm 20.000 dollarë.

Vendimi #3 : Kupto se ti e kontrollon jetën tënde dhe ti e zgjedh “aventurën tënde”. Ti e zgjedh vetë ku do të jetosh, ku ti edukosh fëmijët, ku të bësh pazar, dhe sa para të shpenzosh.

Në fakt, jeta është një lojë e madhe ku ti duhet “të zgjedhësh aventurën tënde” ku zëri jot i brendshëm do të jetë komentatori. Kur ishim fëmijë, zëri jonë i brendshëm asnjëherë nuk na çonte në drejtimin e gabuar. “Unë dua të dalë jashtë e të luaj.” “Mua më pëlqen shkenca.” “Një ditë unë do të bëhem austronaut.”

Por tani që jemi më të rritur, zëri jonë i brendshëm thotë, “Sot, më duhet të punojë deri vonë.” “Duhet të shmang trafikun.” “Një ditë unë do të dalë në pension.” Si manipulohet zëri jonë i brendshëm? Përmes zërave të jashtëm.

Edhe pse delikat, por akoma më të fortë, zërat e jashtëm – shitësit, mamatë, apo miqtë – janë gjithmonë të vazhdueshëm saqë duket sikur ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse t’i dëgjojmë. “Nëse nuk punoj mjaftueshëm, unë do të humbas punën dhe në do të humbasim shtëpinë tonë të bukur, makinën tonë të shtrenjtë dhe pushimet e përvitshme në resorte.”

Këtu qëndron problemi: Ti e ke në dorë zgjidhjen për këtë çështje. Ti mund ti bllokosh këta zëra të jashtëm, të dëgjosh folësin tënd të brendshëm, dhe si përfundim të zgjedhësh vet aventurën tënde.

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0