Si të aplikoni për t’u regjistruar në programin e vizave të shumëllojshmërisë?

Si të aplikoni për t’u regjistruar në programin e vizave të shumëllojshmërisë?


Janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane, të vlefshme deri në datën 05 Nëntor 2019 ora 18:00. Ndërsa fituesit do të shpallen në datën 05 Maj 2020. Ju duhet të plotësoni ose kërkesën e arsimit të mesëm me kohë të plotë ose të keni një përvojë pune që kualifikohet sipas O*net OnLine.

Duhet të keni një fotografi dixhitale për ju, bashkëshorten dhe fëmijët tuaj. Madhësia e saj duhet të jetë 600 me 600 piksel dhe të jetë më e vogël se 240 kb. Mund t’i kërkoni fotografit ta bëjë fotografinë në përmasat e duhura dhe ta ruajë atë në një disk. Kujdes, hiqni syzet kur dilni në fotografi.

Si të aplikoni për Programin e Lotarisë? Ja cilat janë hapat që duhet të ndiqni:

Aplikimi bëhet online, tek dvlottery.satate.gov. Ju duhet të keni paraprakisht gati këtë informacion: emër, mbiemër, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, shtetësia, fotografi të bërë në gjashtë muajt e fundit, adresën postare, vendbanimin aktual, numrin e telefonit, adresën e email, shkollimin, gjendjen civile aktuale. Këtë informacion ju duhet ta jepni edhe për bashkëshorten dhe fëmijën tuaj. Hyni tek dvllottery.satate.gov dhe klikoni ‘Being Entery’ dhe vendoni kodin e sigurisë dhe klikoni ‘Submit’.

Lexo: Ambasada Amerikane: “Mbroni veten nga mashtrimet mbi vizat në internet”

Plotësoni formularin në këtë mënyrë (duke ndjekur edhe videon ilustruese të linkuar më poshtë):
  • Emri: emri, mbiemri, klikoni kutinë ‘no middle name’
  • Gjinia: mashkull ; femër
  • Datëlindja: muaji, data, viti
  • Qyteti ku keni lindur: shkruani qytetin dhe jo fshatin
  • Shteti ku keni lindur (Nëse keni lindur në Shqipëri nuk keni nevojë t’i përgjgjeni kësaj pyetje).
  • Pasaporta: Aplikuesi kryesor i programit të llotarisë, duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së skaduar në aplikimin fillestar. Nëse pasaporta skadon pas mbarimit të procesit të aplikimit dhe ju përzgjidheni si fitues, atëherë ju duhet të ruani një kopje të saj, sepse ajo do ju duhet pas procesit.
  • Fotografia: Ngarkoni fotografinë tuaj të gjashtë muajve të fundit, kujdes nëse fotgrafia është me syze dhe nëse ajo nuk është e gjashtë muajve të fundit, ju skualifikoheni direkt.
  • Adresa juaj: vendosni emrin e personit që ka adresën( është opsionale) pastaj vazhdoni me adresën e plotë.
  • Shteti ku jetoni sot
  • Numri i celularit
  • Adresa e email
  • Niveli më i lartë i studimeve deri në momentin që po plotësoni këtë formular
  • Statusi juaj civil deri në momentin që  po plotësoni formularin
  • Bëni kujdes kur të jepni të dhënat e familjarëve tuaj. Ngatërrimi i fotografisë ju skualifikon
  • Pas gjithë këtij procesi, shtypni komandën ‘Continue’ për të konfirmuar të dhënat që shënuat në formular dhe të shikoni për ndonjë gabim të mundshëm.
  • Pas konfirmimit të të dhënave  shtypni komandën ‘Submit’.

Pas procesit të lartëpërmendur, do t’ju shfaqet një kod ose numër konfirmimi. Merreni kodin dhe mbajeni mend, sepse do t’ju duhet për më vonë. Duke filluar nga data 5 maj 2020 përmes kodit tuaj të konfirmimit mund të kërkoni në faqen zyrtare të ambasadës, për të parë nese jeni fitues ose jo.  Nëse nuk figuroni fitues, duhat ta kontrolloni vazhdimisht pasi do të këtë ndryshime herë pas here.

Për më shumë hollësi shikoni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=EzNmQrkn8S4&fbclid=IwAR3LSWNDYVtxASBskmRGNkEbIDV3e9VBG-PU_zDgi_EJTaj_1XlkkjSVJ6c

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0