Si ta lëmë punën në zyrë - Business Magazine Albania

Si ta lëmë punën në zyrë


Kris, menaxher i një studio design-i në New York nuk mund të fle. Mëndja e tij vazhdon të jetë e lidhur me objektivat e tij në zyrë. Katrina, menaxhere e produksionit në një shtëpi botuese ka tendencën të shpërqëndrohet nga emailet e punës në tavolinën e darkës.

Ata nuk janë të vetmit që kanë vështirësi në ndarjen e punës me pjesën tjetër të jetës. Sipas një studimi 7 vjeçar mbi performancën e punonjësve, paaftësia për të bërë të mundur këtë ndarje shihet si njw nga 10 situatat më stresuese që një profesionist mund të kalojë gjatë jetës së tij. Teknologjia gjithashtu ka patur ndikimin e saj, duke e bërë zyrën tonë vetëm një ekran më larg. Si mund të bëjmë një punë më të mirë, duke lënë atë çka i takon mjedisit të punës në zyre, më mënyrë që niveli i stresit në jetët tona të jetë më i ulët?

Para se të lini zyrën:

Bëni një detyrë të shkurtër.

Qoftë kjo një telefonatë, firmosja e një dokumenti ose t’i përgjigjeni një emaili. Në këtë mënyrë ju e përfundoni ditën pozitivisht dhe do t’i jeni mirënjohës vetes që arritët të bënit dhe një detyrë tjetër dhe po ashtu, do të keni një detyrë më pak mëngjesin tjetër.

Shkruani një listë të gjërave që duhet të bëni

Këtë mund ta bëni në letër ose në një mënyrë dixhitale. Rëndësia e tyre mund të ndikojë dhe në renditjen që do të bëni. Organizimi i punës shihet si një ndër tre aftësitë më të rëndësishme në vendin e punës, duke ju ndihmuar shumë dhe në produktivitetin tuaj.

Sistemoni vendin e punës

Të punuarit në një vend të rregullt, do t’ju ndihmojë në përqëndrimin tuaj dhe detyrimisht në punën tuaj. Tufat e letrave dhe rrëmuja në tavolinë, shpeshherë kthehen në shkak për të tërhequr vëmëndje nga puna, si dhe nga objektivat tuaja.

Zgjidhni një veprim specifik për të mbyllur ditën e punës.

Ky veprim mund të jetë thjesht mbyllja e derës së zyrës, madje dhe kompjuterit. Pas këtij veprimi ju duhet t’ja bëni të qartë vetes që dita juaj e punës ka mbaruar. Kjo do t’ju ndihmojë në kontrollin e gjendjes tuaj emocionale pas përfundimit të orëve të punës.

Filloni mbrëmjen pozitivisht

Në momentin që arrini në shtëpi, përveç pyetjeve të thjeshta përpiquni të hyni në brendësi të bisedave me familjen tuaj. Përpiquni të kuptoni se çfarë kanë arritur gjatë ditës, duke u angazhuar kështu në bisedë.

Kjo strategji me 5 hapa, kërkon një përpjeke minimale dhe mesatarisht 15 minuta në ditë për t’u ndjekur. Edhe pse disa nga hapat mund të mos duken të panjohura, kombinimi i tyre do sjellë me siguri ndryshim në jetët tuaja, qoftë gjatë orarit të punës edhe pas tij.

Ergys Kosovrasti

HBR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0