Si ta largoni stresin e punës?

Si ta largoni stresin e punës?


Në ditët e sotme, ne kemi shumë pak kohë për të bërë shumë gjëra. Telekomunikacioni, lidhja e vazhdueshme në telefona dhe oraret e ndryshueshme që në një farë mënyre e bëjnë jetën tonë më të lehtë, mund të krijojnë një tension të vazhdueshëm.

Sipas Shoqatës Psikologjike Amerikane, më shumë se 1/3 e njerëzve janë të stresuar vazhdimisht. Edhe vet procesi i largimit të stresit mund të jetë stresues.

Por, sigurisht që ka zgjidhje. Më poshtë kemi renditur për ju disa mënyra të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të largoni stresin.

       1.Përtypni çamçakëz

Kur jeni të stresuar, trupi juaj lëshon një hormon të quajtur kortizol. Por, kur përtypni çamçakëz studimet tregojnë se niveli i kotizolit dhe stresit bie.

Një studim vëzhgoi dy grupe njerëzish, të cilët ishin të stresuar pasi kishin shumë detyra për të bërë. Ata që përtypnin çamçakëzat shfaqën një reduktim të ndjeshëm të stresit, ankthit dhe nivelit të kortizolit, ndërsa pjesa tjetër nuk pati ndonjë ndryshim.

      2. Shtoni pak gjelbërim në ambientin tuaj të punës

Sipas një studimi, një bimë e vogël mbi tavolinën e punës mjafton për të reduktuar stresin dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj. Prania e bimëve ndikon në reduktimin e luhatjeve të humorit.

      3. Konsumoni fara të kungullit

Farat e kungullit janë të pasura me magnez, një nga mineralet me të rëndësishme për trupin. Magnezi ka shumë dobi biologjike të provuara shkencërisht, duke përfshirë rritjen e humorit dhe lehtësimin e stresit.

     4. Aktivizoni syrin e tretë

Akupunktura njihet shkencërisht si mënyra më e mirë për të ulur stresin. Ajo ndihmon në hapjen e kanaleve të bllokuara të energjisë brenda trupit.

Pika kryesore për lehtësimin e tensionit është në mes të vetullave tuaja, ku ura e hundës tuaj takon ballin. Ndryshe kjo pikë njihet si syri i tretë. Ju mund ta aktivizoni duke shtypur me gisht këtë vend ose duke e bërë masazhe të vogla, nga 30 sekonda deri në një minutë.

Pra, kur niveli i stresit rritet, provojeni njërin nga këto truke. Mendoni për to si mjete në kutinë e veglave. Dhe mbani mend, sa më mirë që ta menaxhoni stresin, trupi juaj merr një bonus.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0