SI TA KUPTOJME SAMITIN E OHRIT?

SI TA KUPTOJMË SAMITIN E OHRIT?


 Shkruar nga Zef Preci, Drejtor i ACER

Përtej përshendetjeve të takimit të Ohrit të fundjavës së shkuar dhe përgjithësisht të nismës së emërtuar simbolikisht si “mini-Shengen”-it Ballkanik nga një numër personalitetesh politike, diplomatësh dhe burokratësh të SHBA-ve, Francës, Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, të kuptueshme për situatën delikate në të cilën po kalon Ballkani Perëndimor, mendoj se ja vlen të analizohen pak më në hollësi konkluzionet e atij takimi.

Mbështetja e çdo nisme të tillë, sidomos kur ato burojnë nga brenda rajonit dhe i shërbejnë përgatitjes së këtyre vendeve për integrimin në BE, është e natyrshme se do të gjejë mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe.

Në mënyrë të përgjithshme, edhe pse deklarative, këto konkluzione riafirmojmë objektivin, integrimin në BE si qëllim strategjik të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne këtë këndvështrim, përfituesi kryesor i takimit duket se është Vuçiç, shteti i të cilit, përveçse për autokracinë në rritje, shquhet edhe për qëndrimin “edhe Lindje edhe Perendim”, dmth që intensifikon miqësinë dhe bashkëpunimin, duke përfshirë atë ushtarak, me Rusinë, por që njëkohësisht propagandon anëtarsimin në BE.

Në të vërtetë, më shumë se avancimi i reformave në vendin e tij apo ngritja e institucioneve që garantojnë të drejtat e njeriut, pronën, etj., procesin e integrimit Europian të Serbisë po e “ndihmon” rritja e presionit mbi burokracinë e Brukselit për shkak të bashkëpunimit me Rusinë…
Theksimi në konkluzionet e takimit të angazhimit të liderëve politikë për ndërmarrjen e reformave që do të sjellin “standardet europiane në shoqëritë respektive”, është po aq deklarativ dhe propagandistik sa edhe vetë angazhimi i tyre për anëtarësim në BE.

Gjithsesi, ky konkluzion u shërben bashkarisht pjesëmarrësve për të ruajtuar kuotat e besimit ndaj tyre në Brukselin zyrtar, ashtu sikurse veprimtaria e tyre qeverisëse në vendet përkatëse është ende larg kësaj pritshmërie… Pra, ecuria e reformave, më shumë se në ndërtimin e shtetit të së drejtës në secilin prej vendeve pjesëmarrëse në takimin e Ohrit, ka si objektiv pragmatik fuqizimin e pushtetit politik të establishmenteve që përfaqësojnë, rritjen e fuqisë autokratike të tyre dhe bashkë me të edhe të arrogancës qeverisë, korrupsionit, etj. është kjo aresyeja kryesore përse mbështetja publike ndaj lidershipit politik brenda vendeve respektive është në kuotat më të ulëta dhe paradoksalisht ata merren me “lobimin” e tërthortë për integrimin në BE, siç mund të klasifikohet edhe vetë nisma e “mini-Shengen”-it Ballkanik…

Lexo: Samiti Dixhital çon Kosovën në Beograd

Fokusimi në katër liritë, siç vuri në dukje Presidenti serb Vuçiç në konferencën përmbyllëse të takimit të Ohrit – liria e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, nxjerr në pah edhe një aspekt tjetër të liderëve politikë pjesëmarrës në atë takim – mosnjohjen apo injorimin e qëllimshëm të realitetit në marrëdhëniet komplekse ndërmjet vendeve të rajonit si dhe një amalgame të çuditshme problemesh teknike dhe procedural, por që kushteëzohen nga vullneti politik i vendeve të veçanta si dhe nga niveli i zhvillimit të kuadrit ligjor dhe institucional të tyre.
Le të përpiqemi të hedhim pak vështrimin mbi statusin e sotëm të këtyre lirive në marrëdhëniet ndërmjet vendeve të rajonit tonë.

Kështu, në konkluzionet e takimit përmendet shkarazi marrëveshja CEFTA (Central European Free Trade Agreement) dhe paraqitet si e zëvendësuar nga Planin Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, një dokument ky i panjohur deri më sot për publikun, komunitetin e biznesit dhe qarqet politike (parlamentet) në vendet përkatëse që duhet të institucionalizojnë bashkëpunime të tilla ndërshtetërore. Në fakt, në interes të proceseve integruese në BE, të vendeve teë rajonit do të ishte nëse liderit politik pjesmarrjes në atë takim do të ofronin një bilanc të detajuar të zbatimit dhe të problemeve politike, institucionale, ligjore, fiskale, etj., që kanë dalë e dalin për ditë për këtë marrëshje dhe jo vetëm.

Siç dihet, CEFTA është një marrëveshje e tregtisë së lirë në të cilën marrin pjesë tetë vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, këto vende u mobilizuan për t’ju përafruar institucioneve politike, ligjore dhe ekonomike të BE-së, duke forcuar në këtë mënyrë demokracinë dhe ekonomitë e tyre të tregut, dmth duke përgatitur kushtet për integrimin në këtë union. Në këtë mënyrë, CEFTA përbën një pjesë të rëndësishme të përpjekjeve të vendeve të rajonit dhe të vetë BE-së për krijimin e një tregu rajonal që mundëson zhvillimin ekonomik dhe që do të kontribuojë eventualisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit politik në Ballkan. Çfarëëdo plani a programi tjetër, nuk mund dhe nuk duhet të anashkalojë këtë marrëveshje dhe se çdo përpjekje për ta filluar historinë nga zero nuk besoj se mund të sjellë rezultate të prekshme që i kontribuojnë përshpejtimit të zhvillimit ekonomik e shoqëror të rajonit, përveç se përbën një përdorim të bashkëpunimit rajonal për interesa politike të ditës…

Gjithashtu vlen të theksohet, peërveç CEFTA-s, integrimi ekonomik rajonal është rivijëzuar edhe në dokumente të tjera ndërshtetërore, siç janë Marrëveshja për Zona e Përbashkët e Aviacionit; Memorandumi i Europës Juglindore në fushën e Transportit; Iniciativa e Europës Juglindore në fushën e Telekomunikacioneve dhe Internetit; Kompakti i Investimeve, etj. Për fat të keq, në takimin e Ohrit nuk u tha asnjë fjalë për këto marrëveshje, të cilat ndoshta nuk njihen fare apo mund të jenë harruar nga liderët pjesëmarrës në atë takim. Lënia jashtë takimit e Kosoveës dhe e Malit të Zi, ashtu si dhe në takimin e para pak javëve, mendoj se përbën një mangësi thelbësore të atij takimi dhe shpreh një qëndrim megalloman posaçërisht të Presidentit Serb Vuçiç, e ndoshta edhe një qëndrim paternalist ndaj Kosovës të kryeministrit Shqiptar Rama.

Ndërsa reagimi i lidershipit të Kosovës dhe një pjese të politikës shqiptare duke hequr paralele me ish-Jugosllavinë e Titos, këtë burg popujsh të krijuar në fillim të shekullit të kaluar, mendoj se nuk është korrekt. Kjo sepse megjithë ndonjë reminishencë të periudhës së “luftës së ftohtë”, nuk ka asnjë shans që Shqipëria dhe në tërësi Ballkani të dalë jashtë interesave të SHBA-ve, apo më keq akoma, që Jugo-sfera të fitoje terren për shkak te rritjes se autoritarizmit, korrupsionit dhe të keq-qeverisjes në këtë pjesë të botës ku pleksen dukshëm interesat e BE-se, fuqive të mëdha dhe fuqive të tjera rajonale e më gjerë.

Si përfundim, mund të konkludojmë se liderit politike të tre vendeve të Ballkanit Perëndimor: Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë u takuan dhe ranë dakord …për t’u takuar përsëri. Ndërsa qytetarët e vendeve të tyre respektive – më të varfrit e kontinentit të vjeter – do të vazhdojnë të marrin rrugët e botës të dënuar dhe të debuar nga keq-qeverisja, korrupsioni, peërkeqësimi i të drejtave dhe lirive njerëzore si dhe i shërbimeve publike bazë si arsimi dhe shëndetësia, mosfunksionimi i shtetit të së drejtës dhe humbja e shpresës…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0