Si Snapchat qëndron i përkushtuar në misionin e tij social? - Business Magazine Albania

Si Snapchat qëndron i përkushtuar në misionin e tij social?

Snapchat

“Fjalët e tepërta nuk vlejnë kur bëhet fjalë për të patur një markë të drejtuar nga misioni.”

Ky ishte mesazhi nga Matt McGowan, drejtori dhe menaxheri i përgjithshëm i Snapchat Canada, i cili foli në Samitin Purpose Power Summit 2021 të Inc të Martën. McGowan u bashkua me shefin e marketingut të Nextdoor, Maryam Banikarim dhe shefin e marketingut të LifeBridge, Health Brian Deffaa për një diskutim në lidhje me shprehjen e qëllimit të markës së tyre tek klientët.

McGowan tha se çelësi për bizneset është të ndjekin premtimet e tyre, ose do të rrezikojnë të zbehin besimin që klientet kanë krijuar tek ta. “Është e lehtë të përcjellësh qëllimin. Është më e vështirë ta kuptosh atë në të vërtetë”, tha ai.

Lexoni: “Snapchat” aplikacioni “i harruar” do ju paguajë për postime

Snapchat u angazhua publikisht në disa iniciativa vitin e kaluar duke përfshirë zvogëlimin e gjurmës së tij të karbonit, parandalimin e bullying në platformat e tij, punësimin e kandidatëve të ndryshëm dhe informimin e bazës së përdoruesve të tij të rinj për zgjedhjet dhe çështje të tjera politike. Menjëherë pas kësaj, kompania filloi të publikojë raporte vjetore CitizenSnap që përshkruajnë hapat që janë ndërmarrë drejt secilit qëllim. Versioni i këtij viti, për shembull, theksoi se kompania krijoi funksionalitete brenda aplikacionit të saj vitin e kaluar për të ndihmuar përdoruesit të mësojnë rreth kandidatëve politikë dhe ndihmoi më shumë se 1.2 milionë amerikanë të regjistrohen për të votuar.

Gjatë seancës së të martës, McGowan vuri në dukje se konsumatorët sot janë më të interesuar se kurrë në blerjen nga kompanitë që kanë një qëllim përtej bërjes së produkteve, një kontrast i madh me mantrën “fitimet mbi të gjitha” që mësonin librat shkollorë të biznesit dikur.

“Gjatë vitit të kaluar, status quo-ja ka ndryshuar,” tha McGowan. “Pra, është një kohë vërtet e mirë për të mbështetur idenë ose menduar për biznesin ndryshe nga sa kemi mësuar të gjithë në shkollë.”

McGowan shtoi se është e rëndësishme që kompanitë të kuptojnë se nuk kanë nevojë të zgjedhin midis të mirave sociale dhe fitimeve. “Ajo që kemi gjetur, është se duke u përqëndruar në këto qëllime të ndryshme që janë të rëndësishme për komunitetin tonë, na ka afruar më shumë me përdoruesit dhe e ka bërë platformën tonë më të popullarizuar.”

/inc. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0