Si shkojmë pas kostos së fundosur?! - Business Magazine Albania

Si shkojmë pas kostos së fundosur?!

kosto e fundosur

Nga Anisa Tahiri, psikologe

Dolët nga shtëpia për të marrë autobuzin, pritët 10 minuta dhe autobuzi nuk duket gjëkundi, çfarë vendosni të bëni në këtë rast? A mendoni: A të shkoj në këmbë më mirë apo të pres akoma? Mendoni: Unë prita 10 minuta (investova kohë), do pres edhe pak se ndoshta vjen tani. Kjo kohë e humbur është kosto e fundosur dhe vendimi për të pritur ndodh dhe të jetë i gabuar sepse ju investuat 10 minuta, tani investoni edhe 10 të tjera. Kështu, kosto e fundosur na shtyn të marrim vendime të tjera të gabuara dhe ‘të zhytemi’ akoma më shumë. Nëse do të ishe nisur në këmbë, do të kishe humbur 10 minuta dhe jo 20.

Mendoni një kompani, e cila vendos të nxjerrë një produkt të ri në treg dhe investon 10 milionë dollarë. Fatkeqësisht ky produkt nuk rezulton i suksesshëm. Logjikisht kompania duhet ta ndërpresë këtë linjë produkti, por çfarë bën, vendos të investojë edhe 1 milionë dollarë të tjera me shpresën që do të ketë fitime sepse nuk do të pranojë që ai investim nuk ishte i frytshëm.

Ose

E kishit në plan që të lyenit shtëpinë dhe keni blerë ngjyrën tuaj të preferuar. Pasi përfunduat së lyeri në dy dhoma kuptuat që kjo ngjyrë nuk dukej edhe aq mirë sa mendonit që do dukej. Tani jeni në dilemën që të lyeni edhe pjesën tjetër të shtëpisë apo jo. Logjikisht ju e dini që nuk duhet ta bëni. Por, ja që keni blerë bojë sa për të gjithë shtëpinë, i keni shpenzuar tashmë ato para, e si përfundim vendosni të lyeni edhe dhomat e tjera. Ky është një vendim i marrë në bazë të kostos së fundosur.

Studentët e biznesit dhe të psikologjisë mësojnë teorikisht se ata nuk duhet të bien pre e kostos së fundosur.

Po çfarë është kosto e fundosur ekzaktësisht?

Kosto e fundosur ose e zhytur është kosto, e cila nuk mund të rekuperohet. Është kosto e cila, logjikisht nuk duhet të ketë efekt kur marrim vendime në të ardhmen, sepse tashmë nuk ka vlerë. Ekonomistët për dekada me radhë kanë besuar që individi është racional, sillet dhe mendon racionalisht, i merr vendimet sipas arsyes. Pra, ai llogarit kostot, llogarit fitimet dhe sipas këtij rezultati vendos nëse ia vlen të ndërmarrë risk apo jo; qoftë për të kaluar në një punë të re, për të kryer studimet diku, për të blerë një shtëpi, për të blerë një makinë, etj.

Lexo: Koha para ekraneve, si po ndikon tek gjumi?

Rastet në jetën tonë ku ne kemi jetuar koston e fundosur dhe kemi marrë vendime në bazë të saj, mund të jenë të shumta.

Duhet të kuptojmë që kosto e fundosur është një sjellje e gabuar ekonomike.

Megjithatë duke u ndërgjegjësuar dhe duke kuptuar veten mundet që nesër të mos biem më pre e instikteve tona dhe të mos veprojmë duke pasur parasysh koston e fundosur por duke u treguar racionalë.

Kështu, herë tjetër kur të merrni vendime, mendoni dhe konsideroni mundësinë që doni të vazhdoni me atë projekt apo punë, vetëm prej kostos së fundosur…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0