Si po ndryshon Google me inteligjencën artificiale? - Business Magazine Albania

Si po ndryshon Google me inteligjencën artificiale?

Google ka bërë investime shumë-milionë dollarëshe në themelimin, infrastrukturën e internetit dhe energjinë e pastër. Por sfida më e madhe ka qenë zgjedhja për inteligjencën artificiale në kërkim. Këtë e thotë shefja e investimeve dhe presidentja e Google, Ruth Porat.

“Sfida më e madhe është aplikimi dhe evoluimi i AI në kërkim,” tha Porat në Konferencën Reuters NEXT. “Po i takojmë njerëzit aty ku duan të takohen. Është e jashtëzakonshme.”

Porat përmendi se ishte bukur të shihte që Google Search kalonte nga “10 lidhje blu” në përmbledhje të shkruara nga AI që shfaqen në krye të kërkimit. Ky është një ndryshim i madh nga ndërfaqja e vjetër. “Po vazhdon të evoluojë,” tha ajo.

Google nisi të prezantojë përmbledhjet e bazuara në AI në SHBA në Maj. Pothuajse menjëherë, gjërat filluan të shkonin keq. Rezultatet e kërkimit me AI shpesh ishin të pasakta, duke i thënë përdoruesve të hanë gurë ose të bëjnë salcë pice me ngjitës jo-toksik.

Google rregulloi burimet për përmbledhjet me përmbajtje AI. U largua nga faqet si Reddit dhe u fokusua tek faqet me njohuri të specializuara, si Runners World.

Tani është e qartë se Google do të vazhdojë të shtojë më shumë veçori të AI në kërkim, edhe pse kjo është një lëvizje e rrezikshme.

Lexo edhe: Elon Musk bëhet personi i parë në botë me pasuri neto prej 400 miliardë dollarësh

Javën e kaluar, CEO i Google, tha në Samitin DealBook të New York Times se Google Search do të ndryshojë ndjeshëm vitin e ardhshëm. Modelet e AI do të bëhen më të avancuara. Kërkimi do të jetë në gjendje të trajtojë pyetje më komplekse se kurrë më parë.

“Mendoj se do të habiteni edhe në fillim të vitit 2025 për llojin e gjërave që kërkimi mund të bëjë krahasuar me sot,” tha ai.

Google ka 89.98% të pjesës së tregut të motorëve të kërkimit global, sipas Stat Counter. Konkurrentët si Bing dhe Yahoo! mbajnë vetëm 3.94% dhe 1.24%, përkatësisht.

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0