Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale mësimin e gjuhës dhe mënyrat e vlerësimit - Business Magazine Albania

Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale mësimin e gjuhës dhe mënyrat e vlerësimit

Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale mësimin e gjuhës dhe mënyrat e vlerësimit
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Mbështetja e British Council (Këshillit Britanik) për përdorimin e përgjegjshëm dhe efikas të Inteligjencës Artificale (IA), pasqyron përkushtimin shumëvjeçar dhe me integritet të organizatës ndaj inovacioneve, të cilat u ndihmojnë njerëzëve në mbarë botën në mësimin e gjuhës angleze dhe lidhjen me kultura të tjera.

British Council (Këshilli Britanik), organizata e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhënie kulturore dhe mundësi arsimore,fton mësuesit, nxënësit, prindërit dhe vendimmarrësit të bëjnë pyetjet e duhura rreth asaj se si IA po formon të ardhmen e mësimit të gjuhës angleze dhe sistemit të vlerësimit.

Ky diskutim vjen pas lansimit të IaKB (AiBC), një motor i ri i bazuar në inteligjencën artificiale, i cili zgjeron procesin e të nxënit e studentëve përtej mësimit të drejtpërdrejtë – të gjitha brenda një kuadri të projektuar për të mbështetur, jo për të zëvendësuar, mësuesin.

Sipas hulumtimit më të fundit të Këshillit Britanik, „Çfarë ka ndryshuar në mësimdhënien e gjuhës angleze?“ (What’s changed in English language teaching?) ‘IA’ renditet e para midis çështjeve që mësuesit i konsiderojnë më të rëndësishme. Megjithatë, paradoksalisht, ajo shfaqet e fundit kur mësuesit pyeten se cilat tema aktualisht formësojnë praktikat e tyre në klasë. Përkundrazi, ‘vlerësimi i të nxënit’ renditet i dyti dhe tashmë zë një vend të spikatur në mënyrën se si mësuesit i qasen mësimeve të tyre.

Ky hendek nënvizon një nevojë urgjente: ndërsa Inteligjenca Artificiale hyn me shpejtësi në klasa dhe në sistemet e vlerësimit, edukatorët duhet të udhëheqin bisedën mbi cilësinë, etikën dhe llogaridhënien për të siguruar që këto teknologji u shërbejnë vërtet nevojave të nxënësve.

Lexo edhe: Taksa e mbetjeve do ndryshojë, për familjet dhe bizneset do ndiqet parimi “Paguaj sipas hedhjes”

Pyetje që formësojnë rezultate më të mira të të nxënit

Për të arritur rezultate me cilësi më të lartë për nxënësit dhe për t’i mbajtur përgjegjës teknologjinë e re (dhe kompanitë e teknologjisë), British Council (Këshilli Britanik) nxjerr në pah disa pyetje kritike që edukatorët, nxënësit, prindërit dhe politikëbërësit duhet t’i marrin në konsideratë:

Si mund të sigurohemi që IA i mbështet mësuesit në vend që t’i zëvendësojë ata? Teknologjia duhet të përforcojë ndikimin e mësuesit, duke u dhënë nxënësve më shumë praktikë dhe komente jashtë orës së mësimit dhe duke u dhënë mësuesve më shumë hapësirë ​​për të prezantuar koncepte të reja dhe për t’u përqendruar në detyra komplekse në orën e mësimit.
Si ta mbrojmë privatësinë e nxënësve dhe të sigurojmë përfshirjen? Inovacioni i përgjegjshëm kërkon transparencë: të dhënat e nxënësve duhet të mbrohen, paragjykimet duhet të identifikohen dhe zvogëlohen, dhe përfshirja duhet të jetë një parim i panegociueshëm në projektimin dhe zbatimin e IA-së.
Si duket një vlerësim i drejtë dhe transparent në një botë të mbështetur nga IA? Feedback-u i automatizuar mund të zgjerojë pasjen dhe qëndrueshmërinë, por sistemet duhet të jenë transparente në lidhje me mënyrën se si merren vendimet dhe të jenë përgjegjëse ndaj standardeve të përcaktuara arsimore.
Si mund ta bëjë IA të mësuarit më të arritshëm për të gjithë? Për nxënësit që kanë nevojë për kohë shtesë, fleksibilitet ose mbështetje, inteligjenca artificiale mund të ofrojë një hapësirë ​​​​të sigurt dhe që i përgjigjet nevojave të tyre për praktikë, duke krijuar mundësi të reja për përfshirje dhe pjesëmarrje.
Ku duhet ta vendosim vijën ndarëse midis midis automatizimit dhe gjykimit njerëzor? E ardhmja e vlerësimit varet nga ruajtja e një ekuilibri të shëndetshëm midis asaj që makinat mund të matin dhe asaj që vetëm njerëzit mund ta kuptojnë – nuancat dhe empatinë që e bëjnë komunikimin kuptimplotë.

Parimet që udhëheqin zhvillimin

“Çdo miratim i teknologjisë së re duhet të bazohet në kërkime dhe një kuptim të thellë si të nevojave të studentëve ashtu edhe të kërkesave të secilit sistem“, tha Barry O’Sullivan, Drejtor i Kërkimeve të Gjuhës Angleze në British Council. “Qëllimi ynë nuk është vetëm të krijojmë në mënyrë të përgjegjshme, por të sigurohemi që IA në arsim të mbahet sipas të njëjtave standarde të larta të drejtësisë, transparencës dhe integritetit që presim nga çdo formë e të nxënit dhe vlerësimit.”

Përmes AiBC dhe kërkimit të saj më të gjerë, British Council vazhdon të mbështesë inovacionin e përgjegjshëm dhe të përqendruar te njeriu (Human-centred AI: lessons for English learning and assessment) – duke përdorur teknologjinë për të pasuruar të nxënit e gjuhëve, për të fuqizuar mësuesit dhe për të mbrojtur integritetin e sistemeve arsimore në të gjithë botën.

BC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve.”
— Helen Keller
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0