Si ndryshoi Les Brown jetën e Elda Gjokës. Intervistë me Patrick Businge, autor i librit

Si ndryshoi Les Brown jetën e Elda Gjokës. Intervistë me Patrick Businge, autor i librit


Ju zgjodhët mbi 70 persona, të cilët thanë se si Les Brown ndryshoi jetën e tyre. Çfarë ju bëri përshtypje në veçanti në historinë e Eldës?

Unë jam një studiues. Kam pasionin për të studiuar madhështinë tek njerëzit, institucionet dhe bizneset. Kjo është arsyeja pse krijova Greatness University: institucioni i parë në botë dedikuar për zbulimin dhe monetarizimin e madhështisë në individë dhe biznese. Unë kërkoj për njerëz të famshëm si Les Brown dhe se si madhështia e tyre ka ndryshuar jetën e njerëzve. Jam duke punuar një libër të titulluar “Les Brown ndryshoi jetën time”. Kam mbi 77 histori nga persona, jetët e të cilëve janë transformuar nga Les Brown. Këto histori janë nga të gjitha sferat e jetës dhe nga kënde të ndryshme të botës. Leximi i këtyre historive më ka udhëhequr për të njohur se si njerëzit e kanë kthyer pikëllimin e tyre në histori, kanë kthyer limonët e tyre në limonadë, e kanë shndërruar vështirësinë në avantazh dhe janë zhvendosur nga dëshpërimi në ëndërr.

Elda Gojka është një ndër njerëzit më të mrekullueshëm, e cila është ndikuar nga Les Brown dhe historia e të cilës do të paraqitet në librin tim. Pas goditjes nga një traumë emocionale dhe duke parë botën e saj të shkatërruar në sytë e saj, ajo nuk lejoi që plagët e saj emocionale të bëheshin realiteti i saj. Me historinë e saj të titulluar “Ndryshimi i paradigmës së shpirtit”, Elda Gjoka do t’ju dëshmojë se “Nëse nuk ka armik brenda jush, armiku jashtë jush mund të mos ju bëjë asnjë të keqe”. Ajo është tani një folëse motivuese e suksesshme dhe një trajnere e së shpejti një autore. Historia e saj vazhdon të na tregojë se, nëse ëndrra juaj është shumë e madhe, kufizimet nuk kanë rëndësi. Pra, ndërmerrni rrugën për veten tuaj dhe jetoni pjesën tjetër të jetës si më të mirën e jetës tuaj.

Kush është Patrick Businge?

Kam lindur në një fshat të vogël në Uganda. Nuk lejova që rrethanat e mia të karakterizuara nga lufta dhe varfëria të bëheshin standardi im. Ndoqa ëndrrat e mia, duke besuar se asnjë kusht nuk ishte i përhershëm, ndërmora hapa për t’u rritur mbi rrethanat e mia dhe arrita një etapë madhështie kur erdha në Mbretërinë e Bashkuar, aty ku aktualisht jetoj.

Jam themelues i Greatness University: institucioni i parë në botë i dedikuar zbulimit dhe monetarizimit të madhështisë në individë dhe biznese. Qëllimi im kryesor është që të ndihmoj njerëzit të arrijnë madhështinë e tyre më shpejt, në mënyrë që ata të mund të jetojnë pjesën tjetër të jetës së tyre si më të mirët.

Jam një edukator. Kam mësuar më shumë se 50 000 njerëz në klasa, kisha, jetimore, fshatra, qendra komunitare dhe dhoma kongresesh në Mbretërinë e Bashkuar, Europë, Afrikë dhe Amerikë. Jam një besimtar i fortë në të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe në zhvillimin personal. Kam studiuar në mbi 7 universitete dhe kam fituar mbi 10 kualifikime pasuniversitare. Kam hulumtuar, shkruar dhe folur për rreth 20 vjet në fushën e etikës, filozofisë, fesë, arsimit, konflikteve të armatosura, aftësisë së kufizuar dhe madhështisë. Duke jetuar në një botë të karakterizuar nga lufta, e rrënuar nga mungesa e shpresës dhe e dëmtuar në performancën mesatare, vizioni im i fundit është të frymëzoj një milion njerëz që të bëhen instrumente të paqes, lajmëtarë të shpresës dhe kanale të madhështisë.

Jam një folës ndërkombëtar dhe flas katër gjuhë: anglisht, frëngjisht, suahili dhe gjuhën arabe. Jam anëtar i Ekipit të Arritjes Maksimale të Les Brown. Les Brown është folës motivues dhe trajneri numër një në botë në transformimin personal. Drejtoj seminaret, boot camps, flas me audienca të ndryshme për “Stepping into your Greatness (Shkuarja drejt madhështisë tuaj)”, “Write the Book in You (Shkruani librin që gjendet tek ju)”, “Turn your adversity to advantage (Ktheni vështirësitë tuaj në avantazh)”, “Setting STAR Goals (Vendosni qëllimet STAR)”, “Creating a Success Mindset (Duke krijuar një mendësi për sukses)” dhe “Finding Your Best Self (Gjeni më të mirën në veten tuaj)”.

Këto seminare dhe kurse sjellin ndryshime të menjëhershme dhe rezultate afatgjata tek njerëzit nga pjesë të ndryshme të botës. Për të mësuar më shumë rreth produkteve të mia, vizitoni www.greatness-university.com

Cilat janë motoja dhe motivimi juaj?

Gjithmonë ftoj njerëzit që të, “Marrin rrugën më të mirë për veten e tyre dhe të jetojnë pjesën tjetër të jetës si më të mirën e jetës së tyre”. Kjo kërkon që njerëzit të zëvendësojnë frikën me besimin dhe të futen në madhështinë e tyre. Ndërsa BESIMI është Gjetja e Përgjigjeve në Zemër, FEAR (Frika) është “Face Everything And Run (Përballuni me gjithçka dhe veproni)”. Gjatë viteve, kam arritur në përfundimin se shumë njerëz nuk po jetojnë madhështinë e tyre për shkak të frikës.

Frika errëson vizionin e tyre. Frika vret ëndrrat e tyre. Frika shkatërron shpresën e tyre. Frika i bën ata që të vrapojnë nga vetja e tyre. Megjithatë, kur ju merrni rrugën për më të mirën e vetes tuaj, zbuloni se ka madhështi brenda jush. Kjo madhështi ju lejon të jetoni në një vend besimi pa frikë. Kur jetoni në një vend besimi, ju keni fuqinë të hyni në madhështinë tuaj dhe të mos tkurreni në mediokritetin tuaj. Kur jetoni në një vend besimi, keni fuqinë për të jetuar ëndrrat tuaja, jo frikën tuaj. Keni çelësin të jetoni pjesën tjetër të jetës si më të mirën tuaj.

Dua t’ju pyes më shumë për librat. Sa libra keni botuar dhe sa keni shitur?

Kam shkruar dhe publikuar 5 libra. Disa nga librat e mi, si 7 Hapat drejt Madhështisë (7 Steps to Greatness), janë kthyer në libra best seller. Kështu që jam një autor bestselling i cili tashmë është trajnues autorësh për të shkruar libra bestselling.

Unë besoj se ka një libër në secilin prej nesh. Çdo ditë po shkruajmë një faqe të re me jetën tonë. Megjithëse të shkruarit është një nga hobit më të lirë që dikush mund të bëjë, ju nevojitet vetëm një stilolaps dhe letër, shumë njerëz vdesin pa shkruar dhe publikuar librat e tyre. Ata vdesin me librat e tyre. Sa turp. Kjo është arsyeja pse fillova Greatness University.

Kur ju i bashkoheni Greatness University dhe përmes programit tonë për shkrimin e librave, ne ju ofrojmë një system 7 Hapash për Publikimin e Librit që gjendet Brenda jush. Ne do të heqim frikën nga procesi dhe do t’ju ndihmojmë të zbuloni, shkruani, publikoni dhe monetarizoni librin që gjendet brenda jush.

Unë gjithmonë përdor shembullin e JK Rowling, e cila kur mbaroi dorëshkrimin e saj të parë për “Harry Potter dhe guri filozof” në vitin 1995, libri i saj u kalua në 12 shtëpi botuese dhe u refuzua nga të 12 prej tyre. Kur publikoni me ne në Greatness University Publishers, nuk ekziston frika nga refuzimi. Ne do t’ju ndihmojmë të shkruani, sepse ju e doni këtë gjë.

Të shkruarit më ka lejuar të frymëzoj njerëzit duke filluar me vajzën time, Stella Businge, e cila në moshën 6 vjeçare vazhdoi të shkruante dhe botoi “Ella and the Pink Creature”. Ajo është tani një Mbretëreshë e Librit dhe ndihmon fëmijët e tjerë të shkruajnë librin e tyre. Për më shumë informacion vizitoni https://www.amazon.com/Ella-Pink-Creature-Stella-Businge-ebook/dp/B01N0QSAXR

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0