Si ndikojnë mediat sociale në komunikim? - Business Magazine Albania

Si ndikojnë mediat sociale në komunikim?

mediat sociale

Rreth një dekadë më parë, fjala ‘media sociale’ nuk ishte dëgjuar nga shumë njerëz. Por sot, nevojat themelore të një njeriu po ndryshojnë. Dikur këto nevoja ishin ushqimi, veshmbathja dhe strehimi, por sot na duhet të shtojmë internetin, telefonin dhe mediat sociale në atë listë. Komunikimi është motoja kryesore e konceptit të mediave sociale. Por a është kjo kaq realiste?

Mediat Sociale dhe Komunikimi

Që nga përhapja e mediave sociale, mënyrat se si ne komunikojmë kanë ndryshuar. Koncepti i komunikimit kishte shumë kufizime në të; por me zhvillimin e mediave sociale, bota nuk është më aq e largët. Mediat sociale jo vetëm që kanë gjetur mënyra të reja të komunikimit, por gjithashtu kanë riformuar ato të vjetrat. Rritja e mediave sociale ka ndryshuar perspektivën e botës për komunikimin. Rritja e shpejtësisë së komunikimit ka krijuar një ndjenjë urgjence dhe nevojën për të ndarë gjërat midis njerëzve dhe i bëri mesazhet dixhitale më personale. Mënyrat tradicionale të komunikimit tani janë zëvendësuar nga ato modernet. Ngjashëm me gjithçka, edhe ky koncept ka dy anë.

Efektet pozitive të mediave sociale në komunikim

E para dhe përfitimi më i rëndësishëm që haset është rritja e shpejtësisë së komunikimit. E meta domethënëse e sistemit tradicional të komunikimit ishte natyra e tij e ngadaltë dhe mediat sociale duket se janë një zgjidhje për të njëjtën gjë. Mesazhet po shpërndahen brenda sekondave. Njoftime të rëndësishme, udhëzime u transmetohen gjithashtu njerëzve të shumtë brenda një minuti. Njerëzit me interesa të ngjashme po bashkohen për të formuar grupe për të njëjtin qëllim. Përfaqësuesit e kulturave të ndryshme gjithashtu vijnë së bashku pa asnjë kufi ose kufizim. Mediat sociale ndihmojnë njerëzit e rastësishëm të takohen me njëri-tjetrin dhe të nisin bashkëbisedimin.

Lexoni: Ja kush janë kodet e fshehta në mediat sociale, kuptimi i tmerrshëm pas tyre

Mediat sociale nuk janë të kufizuara vetëm në Whatsapp dhe Facebook. Në dy vitet e fundit, Instagram ka qenë aplikacioni më i përdorur përpara Whatsapp dhe Facebook në listë. Për më tepër, aplikacione të ndryshme po u japin një platformë njerëzve për të shfaqur talentin e tyre. Njerëzit e talentuar nga zonat rurale dhe të thella që ishin të paprekur ose nuk u vunë re kurrë po kërkojnë tani vëmendjen e njerëzve. Shumë artistë po fitojnë popullaritet me përdorimin e mediave sociale. Mënyra të ndryshme për të bërë gjëra të ndryshme po shpiken dhe përhapen. Shumë këngëtarë kanë fituar popullaritet përmes Youtube dhe rrjeteve paralele sociale dhe pikërisht këto kanë qenë pika e kthesës në fatin e tyre.

Efektet negative të mediave sociale në komunikim

Nuk duhet të harrojmë që çdo e mirë e ka dhe një të keqe. Komunikimi ishte qëllimi kryesor i shpikjes së mediave sociale. Qëllimi duket se është përmbushur nga jashtë, por po ta mendojmë mirë, shpirti i komunikimit duket se ka humbur. Shpejtësia e komunikimit mund të jetë rritur, por besueshmëria ka pësuar një ulje të jashtëzakonshme. Sasia e lajmeve të rreme që përhapet po rritet dita ditës. Në këtë epokë të teknologjisë, si bisedat online, ashtu edhe ato ofline, dominohen nga ndërveprimet e mediave sociale. Me një akses të lehtë nga personi në person duke përdorur mediat sociale, njerëzit po bëhen dembelë. Shume preferojnë të rrinë në shtëpi gjatë fundjavave dhe të bëjnë postime në Facebook në vend që të dalin dhe të përjetojnë jetën reale. Njerëzit po humbin interesin për t’u takuar me të tjerët personalisht.

Shanset për biseda të mira dhe kuptimplota po zvogëlohen ditë pas dite. Versionet e shkurtra të mesazheve po shkatërrojnë bukurinë e gjuhës dhe po shkatërrojnë gramatikën dhe sintaksën. Zakoni i përdorimit të tepërt të mediave sociale gjithashtu çon në uljen e aftësisë informuese. Ndërveprimet në platformat sociale mund të shkaktojnë jo pak herë keqkuptime të mëdha midis njerëzve. Gjithashtu, njerëzit mësohen të rrinë vetëm, gjë që po ul ose degradon krijimtarinë e tyre dhe po ndikon jashtëzakonisht në aftësinë e tyre të të menduarit.

Mediat sociale që prekin aftësitë sociale

Facebook, Instagram, Twitter mund të na ketë dhënë shumë miq online. Por, ç’të themi për ata me të cilët jetojmë çdo ditë? Distancat më të gjata mund të jenë shkurtuar, por njerëzit afër njëri-tjetrit tani po distancohen shumë. Njerëzit janë shumë më të interesuar të komunikojnë me miqtë e tyre në Facebook në vend të atyre të vërtetë. Komunikimi ballë për ballë është aspekti kryesor dhe më i rëndësishëm i komunikimit të përgjithshëm, por ai ka humbur rëndësinë e tij për shkak të mediave sociale, duke rezultuar në degradimin e vlerave morale në shoqëri. Ndjenjat aktuale janë bërë abstrakte tani.

Vëmendja e njerëzve ndaj gjërave reale dhe aktuale po zvogëlohet ndërsa tërheqja e tyre ndaj gjërave imagjinare po rritet në të njëjtën përpjesëtim. Varësia e tepërt nga mediat sociale po rritet dita ditës. Shpejtësia e të folurit zëvendësohet me shpejtësinë e shkrimit. Njerëzit po humbin prirjet e tyre natyrore dhe po sillen si skllevër të teknologjisë.

Lexoni: Social media, dora e biznesit

Me globalizimin dhe industrializimin në rritje, ne kemi nevojë për të komunikuar më shpejt; duhet të jemi preçizë për sa i përket kohës. Këto janë arsyet kryesore pse nuk mund të injorojmë mediat sociale. Nëse përdoren brenda kufijve, mediat sociale janë me të vërtetë një bekim për njerëzimin. Rregullimi dhe kufizimi i përdorimit të mediave sociale mund të na çojë drejt një komunikimi shumë më të shpejtë, më të butë, efektiv dhe të besueshëm. Nga ana tjetër, nëse keqpërdorimi i mediave sociale vazhdon, koncepti Ii komunikimit do të thyhet, për të mos u rregulluar kurrë më.

/theedmag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0