Si ndikoi viti pandemik në paga? Profesionet nën dhe mbi mesataren mujore - Business Magazine Albania

Si ndikoi viti pandemik në paga? Profesionet nën dhe mbi mesataren mujore

Edhe pse 2020 ishte viti i famshëm pandemik, paga mesatare është bruto në Shqipëri është rritur. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar u rrit me 2.4%, krahasuar me vitin 2019. Thënë ndryshe, vlera arriti në 53.662 lekë.

Aktivitetet Financiare dhe të sigurimit, Informacioni dhe komunikacioni, Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, janë të gjitha aktivitetet ekonomike që kalojnë pagën mesatare mujore në vend.

Nga ana tjetër, aktivitetet me pagë poshtë nivelit mesatar janë tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor; dhe Bujqësia, Silvikultura dhe Peshkimi.

Bizneset e lidhura me zhvillimet teknologjike dhe programimet kompjuterike revolucionarizuan zhvillimet sociale dhe ekonomike në dy dekadat e këtij shekulli në të gjithë botën, teksa fuqia e tyre vërtetë u shpalos gjatë pandemisë COVID-19.

Profesionet e lidhura me teknologjinë dhe kompjuterin panë një rritje jo të zakontë gjatë pandemisë si në volumet e shitjes, punësim dhe paga dhe kjo qe e vlefshme edhe për bizneset e sektorit në vendin tonë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se, indeksi i fondit të pagave në bizneset e programimit të kompjuterëve u rrit në tremujorin e dytë më 14.6% në raport me fundin e vitit, teksa pjesa e profesioneve të tjera panë ulje të fondit të pagave, punësimit dhe shitjeve me ritme dyshifrore.

Nga viti bazë 2015, indeksi i fondit të pagave në programimet kompjuterike është rritur me 75%. Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur, biznesi i programimit ka nisur të bëhet atraktiv pas vitit 2011, kur ambienti nisi të digjitalizohej. Fondi i pagave në këtë sektor pa rritje të shpejtë, në raport me profesionet e tjera. Programimi i kompjuterëve pa gjithashtu rritje me 10% të indeksit të punësimit dhe rritje me ritme dyshifrore të shitjeve.

Kërkesa për pajisje teknologjike dhe programime kompjuterike u rrit në mënyrë të befasishme në ditët e fundit të muajit mars, ku për shkak të masave bllokuese, shumë punë që kryheshin në zyra nisën të ofroheshin online. Nxitësi kryesor i përdorimit të teknologjisë ishte mësimi online ku 30 mijë mësues në të gjithë vendin dhe mbi 400 mijë nxënës u duhej së paku një telefon ose një kompjuter me internet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0