Si mund të ktheni ditën tuaj në një ditë të bukur. Ja një teknikë e thjeshtë - Business Magazine Albania

Si mund të ktheni ditën tuaj në një ditë të bukur. Ja një teknikë e thjeshtë


Çdo ditë është e vyer. Ndaj, ka teknika me disa elementë për ta bërë ditën tuaj të bukur. Më poshtë keni disa sygjerime:

1.Pyesni veten se çfarë ju bën të ndiheni keq. Kushtojuni vëmendje imazhit, zërit apo fjalëve që ju vijnë në mendje.
Mos harroni emocionet tuaja janë sinjale alarmi që duan t’ju tregojnë se cilës gjë duhet t’i kushtoni ndoshta më shumë vëmendje. Çdo emocion i brendshëm lidhet me një imazh të brendshëm, është i lidhur me një tonalitet zëri apo me fjalët që i flisni vetes.

2. Kërkoni mesazhin që ky X emocion ju përçon.
Emocionet negative janë thjesht transmetues të mesazheve që dërgohen nga truri për t’ju thënë që diçkaje t’i kushtoni vëmendje. P.sh. nëse jeni një ditë para një takimi të rëndësishëm dhe diçka ju shqetëson, atëhere subkoshienca mund të dojë t’ju thotë: “Sigurohu që je përgatitur”.

Lexo: Çfarë është Programimi Neuro-Linguistik?

3. Pasi merrni këtë mesazh, veproni!
Nëse marrim shembullin më sipër, ndoshta ju duhet të përgatisni një list të gjërave që keni për të thënë dhe nëse diçka nuk e keni të qartë, shiheni edhe një herë.

4. Pas kësaj bëni një dalje, që ky/këto mesazhe mos të kthehen përsëri.
Unë vetë me metodologjinë e Programimit Neuro Linguistik kam mësuar sesi ta zvogëloj imazhin që më shfaqet brenda mendjes sime. Si?Mbyllini sytë, imazhit hiqini çdo ngjyrë, zvogëlojeni sa më shumë, ndoshta sa një qindarkë dhe me mendjen tuaj dërgojeni sa më larg, aq sa të bëhet si një pikë e vogël, aq sa të zhduket në largësi. Nëse ky imazh vazhdon të shfaqet, do të thotë se ju duhet të punoni shumë më tepër me veten për të gjetur arsyen e vërtetë, këtu fillon procesi i ndryshimit, i cili do kohën e vet.

5. Programoni të ardhmen që ju dëshironi
Në fund imagjinoni një event, takim apo çfarëdo që ju pret, hap pas hapi ashtu si do donit ju të ndodhte. Nëse marrim përsëri rastin më sipër, unë krijoj në mendjen time një film sikur po e shoh në një ekran gjigand kinemaje, me ngjyrat që dua unë, me lëvizjet, fjalët perfekte që unë dua dhe e shoh këtë film nga fillimi deri në fund (si hyj në këtë takim, cila është gjuha ime verbale që përdor, po ajo joverbalja, çfarë them, si buzëqesh etj), pra një film me fund të lumtur.

Pra, në fund gjithë procesi është i pastër, i thjeshtë dhe shumë efektiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0