Si janë shitjet online në krahasim me ato tradicionale në SHBA? - Business Magazine Albania

Si janë shitjet online në krahasim me ato tradicionale në SHBA?


Bota priret më shumë drejt blerjeve online sesa atyre në dyqane, një trend në fakt, jo tepër surprizues nëse merren në konsideratë edhe zhvillimet në teknologji. Nga të dhënat zyrtare, amerikanët kanë preferuar “tregtinë elektronike” në fundjavat e uljeve të mëdha si “e premtja e zezë”. Gjithsesi, duket se ky trend është tërësisht në kontrast me situatën në Shqipëri, ku taksat mbi blerjet online kanë bërë që ky trend të tkurret.

Migrimi i konsumatorëve nga dyqanet tek blerjet online përgjatë fundjavës së Falenderimeve dhe Të Premtes së Zezë, vazhdoi në mënyrë dramatike edhe këtë vit, duke dëshmuar gjithnjë e më shumë trendin e ri botëror ndaj “e-commerce” ose “tregtisë elektronike”.

Kjo zhvendosje ka shtuar presion mbi mënyrat tradicionale të shitjes, të cilat tashmë rivalizohen fuqishëm nga faqe online të shitjes si Amazon.com.

Sipas një sondazhi të Federatës Kombëtare të Shitjeve, 108.5 milionë amerikanë përllogaritet të kenë blerë online përgjatë fundjavave të ofertave që i japin fillim edhe periudhës së festave të fundvitit.

Krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar, kjo do të thotë se rreth 10 milionë amerikanë më shumë kanë preferuar të kryejnë blerje online sesa në dyqane dhe kjo vetëm gjatë fundjavës së “Të Premtes së Zezë”.

Kjo shifër nuk është aspak surprizuese për shumë firma, të cilat kishin filluar matjen e shitjeve online që në Ditën e Falenderimeve, duke eklipsuar kështu edhe pragun e përllogaritur të fitimeve, të cilat këtë vit, shënuan rekord me 7.23 miliardë dollarë.

Kjo zhvendosje i jep gjithashtu përgjigje faktit se përse shumë qendra tregtare ishin relativisht të qeta para natës që shënon edhe fillimin e “Të Premtes së Zezë”, në kontrast me valën e madhe të viteve të mëparshme.

Gjithsesi kjo nuk do të thotë se shitjet në dyqane janë tërësisht të dala jashtë mode. Sipas vëzhgimeve, shitjet në dyqane ishin tepër popullore për grupmoshat 18 – 34 vjeç.

Duket se ky trend qëndron tërësisht në kontrast me situatën në Shqipëri, ku blerjet online tashmë taksohen, me shpresën se do t’i jepet kështu një shtysë konsumit në ngërç.

Kjo natyrisht ka çuar në një tkurrje të numrit të personave që tashmë kërkojnë të blejnë përmes internetit.

Burimi: gazetaekonomia.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0