Si Italia shpiku aksidentalisht hotelin perfekt të epokës së Covid - Business Magazine Albania

Si Italia shpiku aksidentalisht hotelin perfekt të epokës së Covid

Arkitektë të mesjetës, qytetet e shkreta dhe fshatrat e largëta, ajo që tingëllon si përbërësit e një filmi horror mund të jetë në të vërtetë receta për hotelin perfekt të epokës Covid. Që nga vitet 1990, Italia ka qenë pioniere e një modeli turizmi të njohur si “albergo diffuso” – ose hotel i shpërndarë. Këto lloj formatesh përfshijnë instalimin e një hoteli të plotë në ndërtesa të ndryshme të një fshati kryesisht të braktisur.

Shumica e këtyre fshatrave shekullorë kanë vuajtur nga shpopullimi ndërsa banorët lëvizin në qytete më të mëdha në kërkim të punës – i njëjti problem që ka frymëzuar shumë fshatra italianë të shesin shtëpi për shumë pak lekë. Sipërmarrësit e hotelerive i kanë marrë këto qytete fantazmë dhe i kanë shndërruar ato në banesa shpesh luksoze, me turistët në gjendje të qëndrojnë në ndërtesën e tyre individuale, por më pas të hanë në një restorant ose ndoshta të vizitojnë një SPA të instaluar në një pjesë tjetër të fshatit.

LEXO: Tërmeti e COVID-19 “fundosin” hotelet, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ra me 96%

Ndërsa udhëtimet fillojnë të kthehen me perspektivën e një vaksine, ka të ngjarë që shumë turistë të favorizojnë akomodimin që ofron mundësinë e distancës shoqërore, dhe pikërisht në këto lloj hotelesh ku çdo gjë bëhet më e thjeshtë në një kohë pandemie.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0