Si Internet of Things (Interneti i Gjërave) do të transformojë botën gjatë 5 viteve të ardhshme? - Business Magazine Albania

Si Internet of Things (Interneti i Gjërave) do të transformojë botën gjatë 5 viteve të ardhshme?


Të jesh i suksesshëm në epokën dixhitale nuk kërkon vetëm njohjen e trendeve më të fundit, por kërkon edhe identifikimin e tendencave transformuese dhe ku bota po shkon para se gjërat të ndryshojnë.

Për shembull, merrni Internetin e Gjërave (IoT), i cili tashmë jo vetëm që merr vëmendjen në lajmet e përditshme, por gjithashtu merr investime të mëdha nga organizatat botërore që kërkojnë të adaptohen globalisht. Deri në vitin 2023, konsumatorët, kompanitë dhe qeveritë do të instalojnë më shumë se 40 miliardë pajisje IoT globalisht. Këtu nuk përfshihen vetëm ato gjëra, të cilat i dëgjoni gjatë gjithë kohës, si folësit e zgjuar (smart speakers) dhe makinat e lidhura (connected cars).

Lexoni: Gjysma e popullsisë së botës është ende offline

Për të lundruar me sukses këtë peizazh ndryshues, individët dhe organizatat duhet të kuptojnë shtrirjen dhe funksionalitetin e plotë të “Gjërave” që përfshihen në këtë rrjet, drejtuesit kryesorë të secilit segment të tregut dhe se si të gjitha këto lidhen me punën që bëjnë çdo ditë.

  • Konsumatorët IoT: Vetëm në SHBA, numri i pajisjeve për smart-home vlerësohet të kalojë 1 miliardë deri në vitin 2023, me konsumatorët që shpenzojnë rreth 725 dollarë për familje – gjithsej mbi 90 miliardë dollarë shpenzime në zgjidhjet IoT.
  • Sipërmarrjet IoT: Duke përbërë segmentin më të maturuar të IoT, kompanitë do të vazhdojnë të derdhin miliarda dollarë në pajisjet e lidhura dhe në automatizimin. Deri në vitin 2023, baza e përgjithshme e instaluar e sistemit robotik industrial do të shkojë në 6 milionë në të gjithë botën, ndërsa shpenzimet vjetore në prodhimin e zgjidhjeve IoT do të arrijnë rreth 450 miliardë dollarë.
  • Qeveria IoT: Qeveritë globalisht po përdorin pajisjet IoT për të nxitur zhvillimin e qyteteve të zgjuara, të cilat do të pajisen me inovacione të tilla si kamerat e ndërlidhura, dritat smart të rrugëve dhe matësa të tjerë për të siguruar një pamje në kohë reale të trafikut, shërbimeve, krimeve dhe faktorëve të mjedisit. Investimi vjetor në këtë fushë pritet të arrijë rreth 900 miliardë dollarë deri në vitin 2023.

Dëshironi të mësoni më shumë?

Njerëzit, kompanitë dhe organizatat në mbarë botën po garojnë për të adaptuar zgjidhjet më të fundit IoT. Libri The IoT Forecast Book 2018 nga Business Insider Intelligence është një guidë e detajuar që përshkruan trendet më të rëndësishme që ndikojnë në konsumatorin, sipërmarrjen dhe qeverinë IoT dhe aktorët kryesorë që e çojnë secilin segment përpara.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0