Samiti i Forbes CMO 2025, edicioni për Europën, mblodhi zërat më me ndikim të marketingut, komunikimit dhe shitjeve në botë për të diskutuar kryqëzimin e Inteligjencës Artificiale, kreativitetit dhe marrëdhënieve njerëzore. Nga Shqipëria, në këtë event të revistës prestigjoze Forbes mori pjesë Aurel Domi, Zëvendës President i Atlas Corporation, i cili iu bashkua drejtuesve nga Meta, Forbes dhe Unilever për të shkëmbyer perspektiva mbi transformimin dhe përshtatjen e markës në këto kohë ndryshimi.
Liderë të markave globale si Sherry Phillips (CEO, Forbes Media), Alex Schultz (CMO, Meta), Noel Mack (Chief Brand Officer, Gymshark), and Seth Matlins (Managing Director, Forbes CMO Netëork), CMO of Unilever, etj., morën pjesë dhe ndanë eksperiencën e tyre në gërshetimin e dijes njerëzore me inteligjencën artificiale.
Lexo edhe: Book N’ Ride, më shumë se thjesht makina me qira, një filozofi besimi dhe zhvillimi!
Z.Domi, një përfaqësues i brezit të ri të liderëve të biznesit në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, pati mundësi të takohet dhe të bisedojë me këta drejtues korporativ dhe të flasë lidhur me idetë e ndara në Samitin e CMO të Forbes, nga “The CEO’s Guide to Marketing” tek “Marketing to Machines.” Ai theksoi se këto praktika jo vetëm që po formësojnë të ardhmen e markave globale, por janë shembuj që kanë nisur të Atlas Corporation. Kompanitë e këtij grupi shqiptar biznesi si Ola Foods, Atlas Mills dhe Besniku, tashmë po i përqafon këto ndryshime si:
- Përdorimi i teknologjisë dhe të dhënave për të rritur rëndësinë e markës dhe përvojën e konsumatorit;
- Ndërtimi i markave të drejtuara nga qëllimi tek cilësia, qëndrueshmëria dhe inovacioni;
- Dhe lidhja e autenticitetit lokal me sofistikimin e marketingut global.
Në prezantimin e tij Z. Domi ndër të tjera theksoi:
“Qasja e Atlas Mills me Ola Foods, duke kombinuar rrëfimin autentik, saktësinë e drejtuar nga teknologjia dhe një mentalitet global të markës, pasqyron të njëjtat parime që formojnë strategjitë kryesore të marketingut në botë. Të gjitha këto, ndërtohen me kujdes duke patur parasysh që kompanitë tona operojnë në sektorin e ushqimit, ku inputet e marra nga konsumatorët janë vendimtare. Në këtë pikë, kemi një ndërthurje të risive që kompanitë duhet të ofrojnë për të qëndruar kompetitive, e nga ana tjetër pritshmërive të konsumatorëve.” Z.Domi duke sjellë shembullin e Shqipërisë, theksoi dinamizmin e biznesit shqiptar dhe shpejtësinë që korporatat shqiptare përshtaten me risitë që vijnë nga tregjet europiane dhe amerikane. Z.Domi përcolli edhe mënyrat sesi Atlas Mills dhe Ola Foods aplikojnë risitë më të fundit teknologjike në komunikimin me të gjithë qytetarët, por nga ana tjetër janë edhe njohës të mirë të traditës, pasi ushqimi është një ndër elementët kryesore të traditës së kombeve. Ai theksoi gjithashtu edhe punën që bëhet në përputhjen e AI dhe marketingut në rajonin e Ballkanit, ku kompanitë e Atlas Corp bëjnë biznes.
Forbes CMO 2025 Europe i organizuar nga kryeqytetin britanik më datë 10 nëntor, mblodhi në audiencë drejtues të marketingut, marrëdhënieve publike dhe shitjeve nga gjithë Europa. Ai është eventi i dytë më i madh në botë pas Forbes CMO që zhvillohet në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në muajin shtator. Revista Forbes, vijon të mbetet në pararojë të komunikimit dhe eventeve korporative në botë, duke ndarë kështu në rang global idetë dhe risitë në fushën e biznesit.
Për më gjerë lidhur me eventin klikoni:
2025 Forbes CMO Summit Europe – Forbes Connect
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

