Si do të duket hoteli më i ri i ndërtuar nga Disney? - Business Magazine Albania

Si do të duket hoteli më i ri i ndërtuar nga Disney?


Resorti i ndërtuar nga Disney do të jetë hoteli i parë i Marvel Comics.

Duket sikur industria Stark ka një pronë të re për të shtuar në portofolin e saj.

Lexo: Disney? – Vendi më i lumtur për ëndërrat e sipërmarrësve

Hotel i Disney në Paris, një hotel me katër yje dhe 565 dhoma do të ridizenjohet për të shfaqur reklamat, vizatimet dhe kostumet nga shfaqjet televizive, filmat kinematikë dhe librat komikë të Marvel.

Hoteli i Marvel Comics do të sjellë Avengers dhe personazhe të tjerë të preferuar në Disneyland Paris për herë të parë.

Që nga blerja e Marvel Entertainment në 2009, Walt Disney Company ka hapur dy atraksione të reja, Guardians of the Galaxy — Mission: BREAKOUT! në Disney California Adventure dhe Iron Man Experience në Hong Kong Disneyland.

Lexo: Thënie frymëzuese nga i magjishmi Walt Disney

Disneyland Paris do t’i bashkohet së shpejti përvojave të tjera me superheronj, duke përfshirë Guardians of the Galaxy në Walt Disney World, si dhe tërheqjet e reja Superman dhe Avengers për parkun në Disney California Adventure.

Burimi: travelandleisure.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0