Shumica e njerëzve ende nuk e kuptojnë se si funksionojnë kriptomonedhat - Business Magazine Albania

Shumica e njerëzve ende nuk e kuptojnë se si funksionojnë kriptomonedhat

Institucionet kryesore financiare kanë filluar të përqafojnë kriptovalutat, por njerëzit ende. Më shumë se një në 10 të rritur amerikanë nuk kanë dëgjuar kurrë për kriptovalutat si Bitcoin, Ethereum dhe Dogecoin, sipas një sondazhi të ri nga Harris Poll. Të dhënat iu dhanë Bloomberg gjatë një jave kur vlera e një Bitcoin u rrit përtej 52,000 dollarëve për herë të parë.

Gati gjysma e të anketuarve kishin dëgjuar vetëm emrat e këtyre monedhave, ndërsa 16% thanë se ishin shumë të njohur me kriptovalutat dhe 28% thanë se ishin disi të njohur, sipas sondazhit të 1984 personave të kryer nga 12 deri më 14 shkurt.

“Nga këndvështrimi publik, nuk është një kriptomonedhë, është një monedhë e fshehtë,” tha John Gerzema, shefi ekzekutiv i Harris Poll.

Shumica e njerëzve që kanë dëgjuar për kriptovalutat nuk i kuptojnë plotësisht ato: 61% e njerëzve që kishin dëgjuar për monedhat thanë se kishin pak ose aspak të kuptuar se si funksionojnë ato. Vetëm 14% e atyre që janë të njohur me kripto-n thanë se e kuptojnë “shumë mirë” se si funksionojnë.

Lexo edhe: Banka Evropiane ngre “alarmin” për kriptot: Duhen rregulluar. Rrezikojmë krizë si të 2008-ës

Rritja e Bitcoin ka habitur vëzhguesit dhe ka i bërë kritikët të numërojnë orët para rënies. Nga njerëzit e njohur me kriptovalutat, 4% thonë se mendojnë se Bitcoin do të bjerë në 0 dollarë, ndërsa 8% thonë se e shohin atë duke shkuar mbi 100,000 dollarë.

Besimi mbetet një faktor tjetër. Mes njerëzve të njohur me kriptovalutat, rreth 43% shprehën dyshime për legjitimitetin e tyre si një formë pagese. Dhe 29% mendojnë se kriptomonedhat do të harrohen kryesisht në 10 vjet, ndërsa 34% besojnë se do të bëhet një formë standarde pagese.

Në muajt e fundit, kompani duke përfshirë Mastercard Inc. dhe Tesla Inc. kanë thënë se planifikojnë të fillojnë përpunimin e pagesave në kriptovaluta. Pak njerëz përdorin në të vërtetë bitcoin për të bërë blerje. Vetëm 10% e njerëzve të njohur me kripto-n thanë se bëjnë rregullisht blerje me të.

Në të gjithë grupet demografike, mosha nuk ishte domosdoshmërisht treguesi më i madh i besimit në kripto. Për shembull, ndërsa 58% e të anketuarve të Gen Z (të përcaktuar si midis 18 dhe 24 vjeç) që dinin për kripto-n thanë se mendonin se monedhat dixhitale ishin shumë ose disi legjitime si një formë pagese, kjo shifër u rrit në 69% për mijëvjeçarët (midis 25 dhe 40 vjeç).

Gerzema tha se mijëvjeçarët mund të funksionojnë si një urë lidhëse midis bebeve dhe gjeneratës Z. Mijëvjeçarët janë të zgjuar në teknologji dhe  përshtaten shpejt me produktet financiare dixhitale dhe gjithashtu kanë filluar të kenë më shumë asete të investueshme.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0