Shumë PR, pak komunikim - Business Magazine Albania

Shumë PR, pak komunikim


Në fillim të shtatorit u përballëm me një panoramë që gati do të na kujtonte fillimet e viteve ‘90. Këtë herë nuk flitej për radhë për blerjen e bukës apo qumështit, por radhë në blerje dekoderash. Vendimi i Autoritetit të Mediave Audivizuale (AMA) për të mbyllur transmetimet analoge tashmë kishte hyrë në fuqi dhe kush nuk ishte pajisur me dekoder në rastin më të mirë shikon vetëm pak kanale TV.

Ndërsa pa se qytetarët nuk ishin përgatitur ende, AMA u tërhoq duke e shtyrë me disa muaj transmetimin analog.

Një rast i ngjashëm, ishte edhe protesta në ditën e parë të vendosjes së traut pranë tunelit të Rrugës së Kombit, që njoftonte nisjen reale të kalimit me pagesë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 34 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu.

Në të dy rastet, e në shumë të tjerë, vendimi nuk është marrë brenda ditës nga ana e qeverisë apo institucioneve përgjegjëse. Për Rrugën e Kombit me pagesë flitej e hartoheshin drafte në zyrat e ministrive prej mëse tre vitesh. Në rastin e mbylljes së transmetimit analog, prej një viti pati një fushatë të financuar qëllimisht në ndërgjegjësimin e konsumatorit.

Ndërsa ndërmerren shumë nisma me ndikim direkt në jetën tonë sociale dhe ekonomike, duket se shqiptarët janë të pa informuar siç duhet për atë çfarë ndodh, duke bërë që vendimet t’i gjejnë pa përgatur e rrjedhimisht të jenë të dhimbshme.

Lexo: Kur komunikimit i mungon buzëqeshja!

Njerëz me përvojë në fushën e komunikimit mendojnë se problemi është mungesa e komunikimit efektiv të institucioneve. Si ish-këshilltare për mediat, pranë disa ministrave, Eva Kushova, sot bashkëthemeluese e një kompanie PR, tregon se, “sa herë kam mundur, kam këmbëngulur që çështjet e paqarta për publikun të sqarohen. Në qeveritë tona një këshilltar për mediat më shumë urdhërohet se çfarë të bëjë, sesa të dëgjohet. Ndërsa ai është personi që duhet të sjellë dhe zërin e publikut dhe shqetësimet e mediave në qeveri, pra duhet të dëgjohet”.

Ajo shkon më tej, kur thotë se, kemi shumë Public Relations, por drejtuesit shumë pak e kuptojnë këtë si profesion. Më shumë kuptohet si një mision për të mbyllur gojët, sesa si një mision për të sqaruar publikun.

Eva gjykon se sa më i hapur të jesh me publikun aq më shumë rritet kredibiliteti dhe popullariteti si ministër apo si qeveri. Mungesa e komunikimit të duhur është absurd sipas saj, për dy arsye: së pari, jemi në kohën e bumit teknologjik të komunikimit dhe së dyti, në qeveri ka një “ushtri” me PR dhe njerëz shumë të artikuluar për të bërë fushata efektive sensibilizimi, para se gjërat të ndodhin. Kur ato ndodhin, është shumë e vështirë të sqarohen. Kështu dhe besueshmëria e publikut firon pak nga pak.

Në shumë vende të zhvilluara të botës pjesëmarrja e komuniteteve lokale në vendimarrje, është bërë praktikë. Edhe në rastin e Shqipërisë, komuniteti është promovuar, madje nga vetë kryeministri. Disa platforma janë ngritur për të vendosur komunikim direkt mes komunitetit dhe drejtuesve të institucioneve. Por, e gjithë kjo nuk po rezulton efektive, për sa kohë nuk njihen e kuptohen vendime të rëndësishme për njerëzit.

Kryeministri aktual Edi Rama pati thënë kur erdhi në pushtet “Detyra është e imja, pushteti është i juaji”.

Për profesorë në fushën e komunikimit, e gjitha kjo është një retorikë.

Lexo: Ahh merresh me komunikim… po çfarë bën konkretisht?

Nëse drejtuesit e institucioneve komunikojnë vetëm arritjet, pa i dëgjuar qytetarët, nuk afrohen me qytetarët dhe vetëm humbasin besimin e tyre.

Shpesh komunikimi transparent mund të jetë problem nga institucionet, kur një grup apo kompani do të jetë e preferuar për shërbimin që po tenderohet, për ndryshimin që do të ndodhë pikërisht tek qytetarët.

Kjo shpjegon mungesën e komunikimit efektiv, kur resurset janë në dispozicion.

Ekspertë në fushën e komunikimit mendojnë se nga një komunikim jo transparent institucion-qytetar, nuk humbet vetëm ky i fundit.

Edhe pse drejtuesit mund të fitojnë fillimisht duke favorizuar një kompani apo një grupim në kurriz të qytetarit e tregut, në fund ai humbet besimin e çdo individi, duke humbur kështu mundësinë për pushtet.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 34 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0