Shtyhet afati për pagesën e dividentit, reagon portali e-Albania

Shtyhet afati për pagesën e dividentit, reagon portali e-Albania


Administrata Tatimore në një njoftim zyrtar ka informuar tatimpaguesit se deri në datën 30 shtator nuk do të kenë penalitete për pagesën e dividentit në masën 8%.
Nisur nga kjo, pagesa e tatimit të mbajtur në burim për dividentin për vitin 2017 e më parë, mund të bëhet brenda datës 30 shtator 2019 me anë të Deklaratës së Tatimit në Burim të muajit Gusht 2019. Kjo deklaratë duhej të dorëzohej në Administratën Tatimore (në sistemin tatimor C@ts) brenda datës 20 Shator 2019, në mënyrë që tatimpaguesi të respektojë afatet dhe mos të penalizohet.

Për këtë, lidhur me periudhën 10 ditore nga afati i dorëzimit të deklaratës deri më datë 30 Shtator 2019, Administrata Tatimore do të kryejë anulimin e gjobës dhe penalitetit të gjeneruar ndaj tatimpaguesve, të cilët dorëzojnë deklaratën e tatimit në burim (për dividentin), në këtë periudhë.

Lexo: Tatimet dhe Qendra Kombëtare e Biznesit intensifikojnë komunikimin e të dhënave

Pas këtij njoftimi të DPT-së ka reaguar portali i shërbimeve publike e-Albania, i cili u bën thirrje të gjitha bizneseve që të mos e lënë për ditën e fundit dorëzimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të auditit vjetor online te Qendra Kombëtare e Biznesit. Sipas tyre pagesa para datës 30 Shtator i ndihmon bizneset të shmangin tarifimin shtesë për mosrespektimin e afateve. Lënia e shlyerjes së këtij detyrimi për ditën e fundit krijon mbingarkesë dhe problem me funksionimin e sistemit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0