Shtyhet afati i regjistrimit në Coding Academy deri me 14 Mars - Business Magazine Albania

Shtyhet afati i regjistrimit në Coding Academy deri me 14 Mars


Coding Academy në Berlin, Bruksel dhe Tiranë ka shtyrë deri në muajin Mars 2019 afatin e regjistrimit për të rinjtë. Regjistrimet në Coding Academy pranohen deri me 14 Mars, ndërsa mësimi fillon me 18 Mars.

Drejtues të Epitech bëjnë të ditur se 75% e të regjistruarve në Coding Academy kanë arritur të kalojnë testin.

Armend Tahiraj, Drejtor i Përgjithshëm i Epitech Balkans, thotë se së shpejti do të ketë një ditë të hapur, ku të gjithë të interesuar mund të marrin informacione konkrete rreth këtij programi intensiv, që ju jep një profesion brenda 22 muajsh.

Teknologjia është fusha më interesante sot, si për dinamikën, edhe për rëndësinë që ka marrë në shoqëri. Me interes është edhe për faktin se programuesit janë ndër punonjësit më të paguar edhe në vendet në zhvillim.

Epitech është universiteti i specializuar në këtë fushë në vendin tonë. Pas një viti të suksesshëm në Shqipëri me pedagogjinë, Epitech ka vendosur të hapë Coding Academy. Kjo akademi ka dy degë: Code & Go, zhvillim programesh (software) dhe Web & GO zhvillim web. Përmes kësaj akademie ju mund të filloni informatikën nga zero njohuri, mjafton të doni punën dhe të ndiqni logjikën.

Coding Academy, përmes një programi prej 22 javësh, siguron një certifikatë që njihet nga shteti francez Grande Ecole du Numerique dhe jep akses pune kudo, pasi përgatit profesinistë të pavarur. Certifikata njihet nga bizneset në gjithë Europën.

Ndryshimi i të ardhmes tuaj profesionale mund të duket i komplikuar. Por Akademia e Kodimit, nga Epitech, ju trajnon në mënyrë efektive në zhvillimin e web.

Lexo: Epitech sjell akademinë e kodimit

Përfaqësuesit e shkollës thonë se me këtë trajnim, ju do të keni sukses në 1) trajnimin profesional, 2) forcimin e aftësive profesionale. 3) Mund të mbështesni kompaninë në transfromimin dixhital, 4) të siguroni një përdorim cilësor të web dhe 5) t’u paraprini zhvillimeve të ardhshme në këtë sektor.

Ndërkohë, kursi ju nxit të provoni nismat tuaja në fushën e sipërmarrjes.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0