Shtrenjtohet buka në rrethe. Shoqata e Brumërave paralajmëron rritje të çmimit edhe për kryeqytetin - Business Magazine Albania

Shtrenjtohet buka në rrethe. Shoqata e Brumërave paralajmëron rritje të çmimit edhe për kryeqytetin

buka

Shtrenjtohet 20% buka masive në dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në rrethe.

Çmimi i bukës masive të bardhë dhe të zezë arrin 120 lekë nga 100 lekë që u shit më parë. Për këtë vit kjo është rritja e tretë e çmimit të bukës, ku nga muaji shtator buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Në mesin e muajit mars çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë.

Kryetari i Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, Gëzim Peshkopia tha se, në kryeqytet si çmimi i tregtimit të miellit edhe i bukës është në stanjacion. Sipas tij, rritja në rrethe po reflekton koston e shtuar të transportit të miellit për shkak të çmimit të lartë të karburantit. Z. Peshkopia thekson se tendenca është për rritje të çmimit në të gjithë vendin, për shkak të shtrenjtimit të miellit dhe karburantit.

“Aktualisht, çmimi i shitjes të miellit dhe bukës është në stanjacion. Furrat e bukës po furnizohen nga fabrikat e miellit me çmim 77-80 lekë për kg. Rritja e çmimit të bukës në rrethe reflekton shtrenjtimin e kostos të transportit të miellit nga rritja e karburanteve. Për transportin e miellit nga fabrikat në magazinat e rretheve është 25 deri 35 lekë/kg për shkak të shtrenjtimit të naftës. Nga magazinat, mielli shpërndahet në fabrikat e furrës të bukës, ku është tjetër kosto. Shumë furra buke në rrethe tregtojnë vetëm këtë produkt dhe e kanë të pamundur të përballojnë rritjen e kostove”, veçon ai.

Për shitjen e produkteve të shportës, duke përfshirë miellin dhe bukën, qeveria ngriti bordin e kontrollit të çmimeve. Z. Peshkopia pohon se, me funksionimin e këtij mekanizmi, shteti ka në dorë vetëm kontrollin e abuzimit të çmimeve, ndërsa e ka të pamundur të frenojë rritjen e çmimit të grurit e ndikuar nga ndalimi i importit në Rusi dhe Ukrainë.

“Në këtë periudhë kur çmimi i miellit dhe lëndëve të tjera  ka tendencë rritëse edhe çmimi i bukës do të vijojë të rritet. Rritja e çmimit është e pashmangshme për të gjitha furrat e bukës. Nuk është çudi që çmimi i bukës të arrijë 140 lekë apo deri 150 lekë”, nënvizon z. Peshkopia.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0