Shtesat e taksave, hyjnë në fuqi

Shtesat e taksave, hyjnë në fuqi


Nuk është gënjeshtër.

Nga sot, tek qytetarët e sipërmarrjet shqiptare rëndojnë më shumë disa taksa.

Sipas paketës fiskale të vitit 2018, taksa e pronës fillon të llogaritet në bazë të vlerës së pronës dhe jo sipërfaqes së saj. Sipas formulës së re, për familjarët taksa është tashmë sa 0.05 % e vlerës së banesës, ndërsa për bizneset, 0.15% e vlerës. Për të pasur një ide, një banesë me vlerë 10 milionë lekë do të paguajë rreth 500 lekë në muaj.

Ngarkesa e dytë fiskale me bazë të gjerë, është kalimi i një pjese të mirë të bizneseve të vogla, si biznese me TVSH. Nga sot, një prill, të gjitha bizneset me xhiro vjetore mbi 2 mln lekë e kanë të detyrueshme të lëshojnë faturën e TVSH-së. Parimisht produktet e shërbimet mund të jeni deri në 20% më të shtrenjta, ndërkohë bizneset duhet të paguajnë më shumë ekonomistët që u mbajnë bilancet.

Protesta e së shtunës në rrugën e kombit për të kundërshtuar taksën në këtë rrugë, u shoqërua me mbështetje masive mes qytetarëve. Kryeministri Rama pati dy dalje publike përt të kominuikuar se do të ketë diksutime me qytetarët, por duke theksuar njëkohësisht se Qeveria nuk tërhiqet nga taksa e rrugës. Kjo taksë, sipas marrëveshjes deri më tani kushton 2.5 deri në 22.5 euro, në varësi të automjetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0